I dënuar përjetë në Angli, biznesmen në Shqipëri, 40-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë me silenciator në Tiranë, u qëllua në makinë në ecje! Autorët djegin makinën në Pezë/ VIDEO

TIRANË- Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes te 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Report Tv mëson se viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pranë qendrës Tregtare "Kristal Centre", ku Billa ka marrë plagë në kokë dhe në trup, që kanë çuar në vdekjen e tij të menjëhershme. Nga mënyra se si atentati është kryer, mësohet se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz.

Billa është qëlluar në ecje e sipër, në makinën e tij tip BMW X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' me armë me silenciator. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga banorët të cilët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë, por vetëm një zhurmë si të një aksidenti, pasi automjeti është përplasur edhe me dy makina të tjera që ishin të parkuara në atë zonë. Viktima mendohet të ketë evidentuar atentatorin teksa e ndiqte, ku në tentativë për t'i shpëtuar plumbave është përplasur me 2 makinat e parkuara.

 Report TV ka siguruar foton e viktimës dhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu. 

1591910538_15919098361591906998BILLAHEKURAN.jpg

Viktima Hekuran Billa

Nga informacionet paraprake, mësohet se personi që ka kryer ekzekutimin kishte vënë në kapele. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë. Pas minuta pas atentatit, është gjendur një makinë e djegur në Pezë të Vogël, e cila dyshohet se i përkiste ekzekutuesve.  

Kush ishte Hekuran Billa?
Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit në Angli Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Billa nuk e ka kryer dënimin, në rrethana ende të paqarta ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.

 

Makina e viktimës model BMW X6 , plumbat në xham

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:00
Momentet kur karroatreci merr BMW X6 e viktimës të ekzekutuar te Komuna e Parisit (VIDEO)

Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi u ekzekutua te Komuna e Parisit ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij. Report TV sjell pamjet kur makina e viktimës BMW X6 largohet nga vendi i ngjarjes me karroatrecin e Policisë së Shtetit.

Ora 23:50
Ekzekutimi në Tiranë/ Në makinën e djegur gjendet automatiku me silenciator! Policia kontrolle me qen

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në makinën e djegur në Pezë të Vogël është gjetur edhe një armë zjarri tip automatik MP5 me silenciator, duke shtuar dyshimet që kjo makinë është përdorur nga ekzekutorët e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet me qen në zonë.

Modeli MP5
Ora 23:14
Ekzekutimi i 40-vjeçarit/ Postobllok në rrethrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, kontrollohen të gjitha makinat

Në rrethrotullimin e  Bradasheshit është ngritur pikë postoblloku nga policia e Elbasanit, policia e rendit si dhe forcat Shqiponja, të cilët do të kontrollojnë çdo automjet i cili vjen nga kryeqytetit. Postoblloku është ngritur për kapjen e autoreve  pasi në Komunën e Parisit në Tiranë mbeti i vrarë mbas një atentati 40 -vjeçari Hekuran Billa.

 

 

 

Ora 23:11
Ekzekutimi i 40 -vjeçarit në Tiranë, makina shoshë nga plumbat! Blindohet nga policia Komuna e Parisit (FOTO)

Hekuran Billa, 40 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar mbrëmje e sotme me një amrë zjarri me silenciator. Shqiptarja.com dhe Report TV sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Ora 22:49
Digjet një automjet në Pezë të Vogël, dyshohet se u përket ekzekutorëve të atentatit të Komuna e Parisit! Makina me targa të vjedhura

Digjet një automjet në Pezë të Vogël, dyshohet se u përket ekzekutorëve të atentatit të Komuna e Parisit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është gjetur një makinë tip Benz me portobagazh, e ndërsa targat i përkasin një mjeti "Renault". Makina rezulton të jetë vjedhur në Kukës ndërsa targat e automjetit të cilat i përkisnin një makine tip Renault janë vjedhur në Lezhë.

Makina e djegur në Pezë të Vogël
Ora 22:42
Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Tiranë/ Autori i veshur me kapele, dyshohet se hodhi armën me silenciator në koshat e mbeturinave, policia kontrolle

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa. Report TV mëson se policia ka nisur kontrollet në koshat e mbeturinave pasi dyshohet se autori ka hedhur armën me silenciator. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person që ka kryer atentati, me kapele, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e ndërsa mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.

Ora 22:25
Kush është Hekuran Billa, nga i dënuar përjetë në Angli për vrasje në 2006-ën në biznesmen në Shqipëri

 

Report Tv ka siguruar foton e viktimës i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme prnë komunës së Parisit. Mësohet se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Hekuran Billa është përfshirë në vrasjen e Prel Markut në një lokal  në Angli më 14 tetor të vitit 2006.  Billa u shpall fajtor për për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

1591906998_BILLAHEKURAN.jpg

Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan dhe u dënua për një vrasje, dy përpjekje për vrasje dhe plagosjen e Prahmanit, proarit të lokalit ku vrau Markun. Ai ishte pjesë e bandave shqiptare të përfshira në prostitucion dhe trafikimin e njerëzve. Sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Braho, 45 vjeç. Gjithashtu pjesë e vrasjes së Markut ishte edhe Kujtim Spahiu i cili u burgos me 33 vite burg. Dy të dyshuar të tjerë që bashkëpunuan me Billën ishin Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinën e arratisjes jashtë klubit dhe u pastruan nga çdo përfshirje në vrasje.

Billa nuk e ka kryer dënimin, por në rrethana ende të paqarta, ai ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë, biznesi i rregjistruar në emrin e Hekuran Billes

Ora 22:19
Zbulohet emri i personit që u ekzekutua në makinë te Komuna e Parisit

Report Tv ka mësuar se është ekzekutuar mbrëmjen e sotme Hekuran Billa, 40 vjeç.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 12/06/2020 17:33

    NJE ME PAK SE DHE NE ANGLI KA VRAR DHE NUK TA FAL NJERI GJAKUN.CA BERI NÉ ANGLI I PAGOI NÉ SHQIPERI.

    Përgjigju
  • zoterija.: 12/06/2020 11:49

    Welcome to Albanistan vendin e shqiponjave fale likes dhe sales qe na trasheguan keto dite te bukura qe po jetojme .

    Përgjigju
  • Kush ka: 12/06/2020 08:35

    Vrare e kush ka prere I dihet fundi.nuk osht lajm I bujshum osht normale ku nuka drestesi do kete vete gjygjesi klm e dite mbare dhe ne koke te tjereve kush ka vrare e kane perere e kane von gjoba ..

    Përgjigju
  • Taulant: 12/06/2020 08:08

    Çfare te beje policia, edhe rojen e ketyre?! Sa here i ka kapur dhe i ka liruar drejtesia e korruptuar?! Boll i rate me qafe policise se boll kane bere per surratin tuaj mosmirenjohes. Hani dhe pini me kriminele (se padyshim duhet ta keni ndonje te forte ne shoqeri apo ne fis) dhe beni si virgjeresha kur ndodh ndonje ngjarje si kjo ku lahen hesapet koke per koke.

    Përgjigju
    • Fisçe: 12/06/2020 15:13

      O Robsh a i lexon lajmet kush e ka nxjerr nga burgu o langaraq rrugesh, o militant partie qe nxin cdo gje? Sa here i ka kapur policia keta llumrat dhe i ka liruar drejtesia? Vdis o morracak partiak.

    • Robshi: 12/06/2020 08:39

      O Turshi... te gjithe aktivitetin kriminal thote qe e ka bere ne Angli...se ku hyn drejtesia shqiptare apo policia e din vetem fasulja qe te ka mbire ne tru...apo hajt se thote partia fajin e ka drejtesia dhe te njejtin mut hane dhe idiotet follower facebooku

  • Daku: 12/06/2020 07:44

    I lumte dora ju befte dora flori ....gjak pa mar hak pa lar nuk behet .....kush ka ber te tilla ....te tilla do degjojm ...hallall gjiri kush e beri ndryshe nuk pastrohen keta plera ...mungon drejtesia akoma ...botoheni te plot mos hiqni asnje germe

    Përgjigju
    • O plak: 12/06/2020 13:42

      po kujt i thua aman ktyre injoranteve qe sdin ca komentojn ktu. Se kuptojne qe bie nje e ngrihet 10 kriminele te tjere

    • plaku: 12/06/2020 11:10

      o dako, qtsohu! Se ate qe e kane vrare per larje hesapesh e kane bere. Nuk e kane bere per te miren e shoqerise. Kshuqe jemi ne situaten qe nje kriminel vret nje kriminel tjeter per larje hesapesh. A e kupto?

  • Dushku: 12/06/2020 04:50

    Hajde kuksi hajde,me burgim te perjetshem vazhdon jeten per qef mes tiranes me x6,puuu ca behet,po SHSHI sdinte gje per kete apo vari lesht...

    Përgjigju
  • Tafili: 12/06/2020 01:59

    Hajde shtet hajde Po ofl ca bon tjetri burgim perjet ha edhe biznes ca bohet edhe Afganistan nuk ndodh kjo

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/06/2020 01:35

    Po mir shteti vk qe nxjer qen e mecer rrugve qe ska sens thjesht show po ju te lajmeve per te ver lajm nxirni gjasme arma mp5 tek gazeta shqip jepen fotot e armes se djegur eshte skorpions kshu qe mos shkruan budallalleqe thejsht te mbushni faqet shkruani si vrihet njw njeri ne mes te tiranes

    Përgjigju
  • Kuriozi: 12/06/2020 01:08

    Nqs jetonte ne domje i bie te jet mik i altinit dhe vetkuptohet se kush e ka bere vrasjen.bravo shullaz.edhe qe brenda arrin ti kesh tera nen kontroll.legjende je

    Përgjigju
  • lani: 12/06/2020 00:31

    NUK TA fal njeri qe te vrasesh dhe te lirohesh nga burgu,,me tre vjet…...

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/06/2020 00:26

    MP5 vec ibra perdor

    Përgjigju
    • x sh1199a: 12/06/2020 13:43

      po ai ka e ai ka kete profesion ;)

    • Sh1199a: 12/06/2020 12:19

      A sdin me a perdor kush tjeter vec aj a, ska nevoj me u perly gjithkun se ka pun boll ka zona e tij...

  • Turi: 12/06/2020 00:12

    Ku ka polic ne Shqiperi ti ngreje tabelen makinave te renda , sepse dihet qe ato i mbajne ose politikanet ose te fortet qe te dyja palet bejne ligjin ne kete vend vertet mjere ne ku jetojme

    Përgjigju
  • Shqiptari: 12/06/2020 00:10

    Kjo eshte Shqiperia qe do futet ne Evrope? Cdo dite vrasje per larje hesapesh. Edhe Meksike te ishim sdo kishte kaq shume krime. Boti me denim te perjetshem hap biznese e ben palle ne mes te Tiranes. E tani policia ngre postoblloqe e kontrollon por ke kerkon? Syte e ballit qe ju placin se gje skeni per te kap o sylesha te Leshit.

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 12/06/2020 09:23

      NË GJITH BOTEN KA VRASJE

  • Shiku: 11/06/2020 23:51

    Eshte denuar perjete ne Angli por atje denimi perjete eshte 16 vjet deri 20 dhe quhen dite nate dhe i bie qe eshte liruar ne 2019,keta hapnin kutite e lekeve te parkingeve ne Londer ne 2006 dhe ceshtja ketij ka qene ne media ne Angli se qelluan me arme ne nje lokal shqiptaresh,tani pagoi gabimin qe beri atje.

    Përgjigju
  • fiksfare: 11/06/2020 23:45

    ja e ka bere punen e policise vrasesi (dhe kjo ehste nje nga gjerat me te keqija qe ndodh ne ate vend) ky e paskesh pasur skedinen plot ... ka pare vrasesin viktima?! epo le te e pyese policia viktimen kush ishte vrasesi ... oh prit viktima e ka mare ne lule te ballit plumbin ... dhe do e nisin me gjithe X6 aty ku nuk kthehet me se ska ruge kthimi ... ufa ... lajm shume remuje ...

    Përgjigju
  • Emi: 11/06/2020 23:43

    Ca te duhete demokracija kur ske siguri per jeten. Dikur ke kene fukara por isigurte sote noshte i ke te gjitha por kote se ske jeten e sigure.

    Përgjigju
  • Hajde hajde: 11/06/2020 23:36

    I denuar me burg perjet e ben xhiro me x6 ne mes te tiranes e policia prish kioskat ne velipoj . Mir ket , po vrasesit si arrin te largohen nga mesi i tiranes pa i ndalu asnje polici ! Ku jemi katandis kshu

    Përgjigju
  • O mjer ne ku jetojm: 11/06/2020 23:19

    I denuar perjet e del xhiro me x6 ne mes te tiranes ! A ke shtet e polici ket vend te qelbur me 2 milion banor te ndodhin keto gjera . Turp turp mjer ne

    Përgjigju
    • Per o mjer ne: 12/06/2020 07:19

      Oshoku Pse habitesh jetom ne shqiperi.ligji ne shqiperi osht Bo 7 vrasje denohesh 6 muaj per plagosje nga pakujdesij

    • Vlora: 12/06/2020 00:02

      Shteti ka vdekur! Rilindja eshte bande!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës