Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit.
I plagosur ka mbetur Elton Shllaku, i cili ka një zyrë avokatie në Durrës, ndërsa autori i dyshuar është Fatmir Ferhati.
Burime nga policia bëjnë me dije se personi në fjalë është dëmtuar në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento