Basha ndjesë demokratëve: Kam reflektuar, të bashkohemi kundër krimit

Partia Demokratike ka përkujtuar sot të zhdukurit e komunizmit. Nga Muzeu Kombëtar, kreu demokrat, Lulzim Basha, kërkoi ndjesë para demokratëve dhe u zotua që PD do të shembë diktaturën e krimit dhe të luftojë për gjetjen e eshtrave të të rënëve të asaj kohe.

Duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, Basha deklaroi se çështjet e të përndjekurve nuk mund të zgjidhen nga persekutorët Edi Rama, Fatmir Xhafaj e Gramoz Ruçi, apo dhe Rilindja e krimit, por PD është vendi i duhur. Ai ju bëri thirrje të gjithë ish të përndjekurve dhe demokratëve të bashkohen nën siglën e PD për të zgjidhur këto çështje.


“Ne vazhdojmë të paguajmë çmimin e rëndë të harresës dhe mosmirënjohjes. Kjo nuk është vetëm një çështje të përndjekurve politikë. Kjo është një çështje nëse kombi do të vazhdojë të jetojë sipas vlerave evropiane, apo do të shkatërrohet dhe Shqipëria do të zbrazet si një familje që nuk di të nderojë pjesëtarët e vet. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me gjyq dhe pa gjyq, me qindra e mijëra të internuar për fjalën e lirë. Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Evropë, por akoma më e rëndë është zhdukja e gjurmëve të krimit.

Përsëris në emër të PD kërkesën për ndjesë, falje, që ne nuk kemi arritur dot të përmbyllim me sukses procesin e gjetjes së eshtrave të të persekutuarve. As koha, as burimet financiare dhe njerëzore nuk kanë mjaftuar për ta çuar këtë proces drejt fundit. Bashkë me ndjesën dhe reflektimin zotohem para jush se bashkë me ligjin që po hartojmë do ti kërkojmë parlamentit shqiptar, që së bashku me ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, të luftojmë për gjetjen e eshtrave. Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët, mos e kërkoni nga Edi Rama, mos e kërkoni nga Fatmir Xhafaj, Ruci, Rilindja e krimit. Krimin nuk mund ta luftojnë trafikantët e kokainës.

Vendimi kriminal për të hequr dëmshpërblimin për pasardhësit e të persekutuarve. Kjo mbetet Rilindja e diktaturës, Rilindja e pinjollëve të diktaturës, që nga ylli i kuq në gjoksin e Edi Ramës ka një qëllim të vetëm, fshirjen në çdo kujtesë të krimit. Ne nuk jetojmë më në një vend demokratik, parlamenti shqiptar nuk ka dalë nga vota e lirë e shqiptarëve, por nga paratë e drogës dhe të krimit.

Edhe unë kam bërë gabimet e mia, ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh secilit prej jush. Të reflektojmë së bashku, ejani të gjithë, të bashkohemi në gjirin e PD, është vendi dhe garancia e vetme për të drejtat e papërmbushura. Bashkë me ndjesën time dhe zotimin tim premtoj se do bëjmë gjithçka për të shembur diktaturën e krimit”

Lulzim Basha, kryetar i PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 26/03/2018 17:50

    Mashtruessi hipokriti delenxhiu Lulaq te mbush mendjen. Hajt sikte per Hollande

    Përgjigju
  • Tirona: 26/03/2018 16:38

    Ah more Lulzim te pam si reflekton te gjith opozoten ne gremin e con.Degjojm nga Vlora ktheu o Sali por ti ke mbledhur hajdut nga LSI.Thua te hapen negociatat per ne Shqiptaret qe te na dhpetosh po se ha njeri nga ty o kodosh .Ju pam si votuat kunder Shqiperise gjoja e bet kunder qeverris.Vazhdo Lule andej nga Rusija se te fusin prasin ketej nga Shqiprija.

    Përgjigju
  • Vlora Jone: 26/03/2018 15:41

    POEZI: Kthehu o Sali babai/se na le në dorë të një budallai March 25, 2018 opozita.com 1 Views 0 Comment Që ditë që ike, edhe dorë hoqe, partia që ngrite, u bë kashtë e koqe! Kthehu-more-ktheu, o Sali babai, se na le në dorë, të një budallai!. Kthehu-more-kthehu, se ne jemi tretur, as gjysma e tufës, në vathë s’ka mbetur! Si jetimë të shkretë, pa ty neve mbetëm, saqë Edi Rama, na shembi i vetëm! Natë e ditë me ne, Edi Rama tallet, kthehu-baba-kthehu, të na sosen hallet! Kthehu që kopesë, prapë ti dalësh zot, se ky që na le, është fare idiot! Po dhe ti në fakt, nuk se je sakllam, po ne një si ty, na duhet tamam! Tamam një si ty, duhet-o baba, më mirë pak i marrë, se sa budalla! Kam ikur vërtetë, na thua-o burrë, po në politikë, kurrë s’thuhet:”Kurrë!” Kthehu-more-kthehu, në Shtëpinë Qendrore, se ti edhe humbjet, i quan fitore! Vërtet nga pushteti, me ty u përmbysëm, po me Lulin shkuam, as gjysëm-për gjysëm! Ti ende ke mbetur, një lis i patundur, as mosha e tretë, dot nuk të ka mundur Kthehu-Sali-kthehu, këtu buzë Lanës, se pa ty dermani, nuk i bëhet Ramës! Kthehu-more-kthehu, mos shty asnjë ditë, se pa ty do vdesim, ne në opozitë! Kthehu-more-kthehu, një orë e më parë, le të jesh i shkrehur, le të jesh i marrë! Me ty të fillojmë, një Epokë të Re, na bëri hatanë, huri që na le!

    Përgjigju
  • Tirana: 26/03/2018 13:53

    25 vjet ne pushtet Zoti Luli nuk beri asgje! Tani kerkon ndjese! Qe ta marri pushtetin prape, qe te mos bej asgje ! Kush nga ju e beson kete Mashtrues?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja