Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu.

Basha ka folur për bilancin e qeverisë në mandatin e ri dhe në atë që kaloi. Basha u ndal sërish tek çështja e Teatrit Kombëtar dhe tha se qeveria s’ka interes për Teatrin por për kulla. Basha tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar po shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe po vidhet prona publike. Kryedemokrati theksoi se artistët janë manipuluar nga qeveria, duke u bindur të firmosin peticionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nuk ka interes për teatrin, ka interes vetëm për kulla. Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët. Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike. S’quhet më Tirana por Tirama, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kurajoja gazetareske do dalë mbi Edi Ramën. Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbisedimin. S’ka projekt për Teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që se kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Do ndjekim gjithë hapat ligjorë. Shkelja e të gjithë mekanizmave ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile. Nëse i vënë minat bashkëjetesës s’do bëhemi kronikanë. Nëse ata i vënë minat teatrit ne do t’jua vëmë kullave, me ligj.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Basha tha se Partia Demokratike është duke përgatitur një padi për arkitektin belg, Bjarke Ingels për projektin e Teatrit Kombëtar.

Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Basha foli edhe për ligjin për magjistratët dhe tha se opozita nuk ka për ta votuar një ligj të tillë, ku bordi është i përbërë nga anëtarë të PS-së.

Bordi i shkollës së magjistraturës është si bordi i shkollës Qemal Stafa. Aty është gjithë nomenklatura e PS-së dhe e partisë së punës, cila është ajo opozitë që thotë po?

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

I pyetur nga gazetarët nëse ka patur një takim të fshehtë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, Basha tha se këto janë lajme të prodhuara nga vetë Kryeministri.

Nuk jam takuar me Ramën, këto lajme i prodhon vetë në paradhomë.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së