/ ATSH / - Kalendari i majit në skenën e Teatrit Kombëtar, çelet ditën e sotme me shfaqjen e titulluar "Gruaja në dritare".
Olta Dulaku në rolin e Marës, do të vijë në interpretimin e dramë e cila simbolizon një grua luftarake. Veprimet e saj simbolizojnë thyerje të rregullave dhe tregojnë për karakterin e Marës.
Ajo kontrollon çdo gjë në lidhje me pronat që tentojnë t'i shesin vëllai, Gjini dhe nusja e tij, Diana pa dijeninë e saj.
Në këtë dramë shfaqen dy femra antogoniste të fuqishme të njëra tjetrës, Diana dhe Mara që shohin pothuaj gjatë gjithë kohës nga dritarja. Dritarja sjellë të reja, kuptime të të vërtetave, shfrenime, intriga, gënjeshtra, madje edhe krim
Shfaqja "Gruaja në dritare" do të mbahet në skenën e Teatrit në datat 1/2/3/6/7/8/9/10/13/14/15/16/17 dhe 23/24 maj 2015 ora 19:00.
Shfaqja tjetër e kalendarit të majit në Teatrin Kombëtar, është ajo me titull "Tartufi".
"Tartufi" do të vihet në skenëne e teatrit në datat 29/30/ dhe 31 maj 2015 ora 19:00.