Teatri ‘’Migjeni’’ mirëpret operën
‘’Traviata’’, Ademi: Të tjera na presin 

Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit vendosi mbrëmjen e së enjtes në teatrin ‘’Migjeni’’ të Shkodrës, operan Traviata.

Pas 31 vitesh mungesë në këtë teatër, loja e artistëse për rreth 3 orë mbajti të mbërthyer dashamirës të shumtë të artit.

Kjo vepër u bë e mundur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin dhe Bashkinë e Shkodrës. E pranishme në sallë ishte vetë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro e cila e cilësoi Shkodrën si kryeqendra e Kulturës Shqiptare.

"Është nga qytetet që bashkë me Korçën, unë i quaj kryeqendrat e kulturës shqiptare. Kemi shpallur këtë vit, vitin Prenkë Jakova me rastin e 100 vjetorit dhe jo vetëm në kuadër të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Unë jam e lumtur që Ministria e Kulturës sivjet mbështet të paktën 2-3 projekte që vijnë drejpërsëdrejti nga Shkodra"
- u shpreh ministrja Kumbaro.

Drejtorja e përgjithshme e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Zana Çela, dha vlerësimin maksimal për realizimin e kesaj opere ne teatrin "Migjeni".

Ndërsa Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shfaq entuziaste duke shprehur dëshirën për të zhvilluar të tjera bashkëpunime kulturore në vazhdim.

"Është një mundësi e mire, unë e kam thenë edhe paradite, për t’i ofruar Shkodrës edhe kalendarit të saj të pasur artistik, një vlerë më tëpër në një bashkëpunim shumë të mirë që ka nisur sot por do ta vazhdojmë këtë vit edhe vitin tjetër besoj"- ishin fjalët e kryetares Ademi.

Opera "La Traviata’’ e Xhuzepe Verdit do të shfaqet në teatrin "Migjeni" edhe këtë të Premte, duke nisur nga ora 18:00.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen