Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Vodafone Albania organizon “Tech Reja”, të parin forum mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit përmes saj.
 
Ky forum që do të zhvillohet në datat 24- 25 Tetor, do të mbledhë tek instalacioni “Reja”, figura të njohura, ndërkombëtare e shqiptare të fushës së telekomunikacionit, teknologjisë dhe medias.
 
Gjatëdiskutimeve dhe refleksioneve mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e teknologjisë së komunikimit, si dhe ndikimin që Vodafone Albania ka pasur në këtë drejtim,“Tech Reja” do të sjellë në vëmendje fakte e shifra shumë interesante mbi inovacionin dheteknologjinënë këto 15 vjet. Pjesë e “Tech Reja” vjen edhe një ekspozitë mbi evoluimin e telefonisë celulare nga telefoni bazik që mund të kryente vetëm telefonata, deri tek aparati inteligjent, si mjeti më i domosdoshëm i jetës së përditshme.
 
Forumi u hap këtë pasdite me fjalën e Drejtorit tëPërgjithshëm të Vodafone Albania, Dietlof Mare, i cili prezantoi tek të pranishmit eksperiencën, rolin kyç që kompania ka luajtur në zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në vend si dhe vizionin për tëardhmen që Vodafone Albania sjell për klientët.
 
E ftuar speciale në ditën e parë të forumit ishte izraelitja Toot Shani, e njohur si mentore dhe sipërmarrëse që ka nxitur dhe përkrahur të rinjtë në Izrael për të ndjekur pasionet dhe realizuar ëndrrat e tyre.
 
Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë ka rritur ndjeshëm fuqinë e komunikimit dhe të lajmit përmes mediave dixhitale. Për të folur rreth këtij revolucioni, bazuar dhe në eksperiencat e tyre personale, të ftuar në këtë forum ishin gazetarët Anila Basha dhe Blendi Salaj.
 
“Tech Reja” do të vijojë edhe nesër, me të tjera aktivitete e diskutime, që do të kenë nëfokus zhvillimin e rrjeteve sociale.Do të publikohet raporti i parë i realizuar enkas për “Tech Reja” nga PROTIK në bashkëpunim me Vodafone Albania. Më tej, “Tech Reja” do të presë fansat e teknologjisë në“Vodafone Fans Party” , për tëfestuar së bashku 15 vite teknologji dhe inovacion.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë  si gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.
 
“Tech Reja” është një tjetër shembull i angazhimit tëvazhdueshëmtë Vodafone Albania përt’iu siguruar klientëvetë saj zërin e fundit të teknologjisë. Ky forum pritet të jetë pikënisja e një sërë aktivitetesh të ngjashme për ta kthyer “Tech Reja” në një traditë të përvitshme. 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com