Tekat prej "dive" të Dafina Zeqirit

Tekat prej
Janë të pakta rastet kur ajo vjen në Shqipëri dhe ka qenë pikerisht 100 vjetori i Pavarësisë që e solli në Tiranë. Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila është e njohur për karrierën e saj artistike jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe jashtë shtetit ka performuar të martën në koncertin pranë "Pedonales",organizuar nga Bashkia e Tiranës. Dafina është ngjitur në skenë e dyta, pas performancës të MC Kreshës, Big Bastës, Lyrical Son, etj.

E veshur me të zeza dhe me buzë të kuqe, Duffy ka preferuar të duket shumë patriote, por sjellja e saj linte shumë për të dëshiruar. Një sjellje arrogante dhe mendjemadhe me mediat dhe kolegët, por jo dhe shumë miqësore me publikun, që për hir të së vërtetës e priti me ovacione, këngëtaren e hitit "Tonight". Shumë pranë saj ishte edhe Tuna, këngëtarja nga Maqedonia, me të cilën ajo ka bashkëpunuar për këngën "Vibe", por këtë here dy artistet nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëra-tjetrën.

Këngëtarja është përshendetur vetëm me reperin MC Kresha, pasi ky i fundit ka mbaruar performancën e tij dhe nuk ka folur me asnjë këngëtar tjetër, madje as me reperin Noizy. Dhe sigurisht që kjo ishte një gjë e pritshme pasi Noizy është konfrontuar disa herë me ish të dashurin e saj, reperin Ledri Vula, të cilit i ka kushtuar edhe këngën "1 Selam" në të cilën përmendet edhe Dafina.

 Ardhja e saj dukej më tepër si një "qoke", që Duffy duhet ta bënte në këtë përvjetor të shtetit shqiptar. Në fillim këndoi këngën "Supernova" dhe më pas hitin "Tonight". Ndonëse koha ishte shumë e ftohtë, bukuroshja kosovare e hoqi xhupin e lëkurës dhe performoi me një fustan të hapur mbrapa .

Sigurisht që këtë këngë ajo e shoqëroi edhe me disa lëvizje shumë provokuese, për të nxitur edhe më tepër reagimin e publikut. Megjithatë Dafina nuk zhgënjen asnjëherë edhe me pamjen e saj. Këtë herë ajo e kishte qethur tullë, një pjesë të flokëve dhe kishte lenë vetëm një pjesë flokësh, të cilët i kishte stiluar shumë" trendy". Ajo nuk ka hequr për asnjë moment as në skenë, as pas kuintave syzet e errëta.

Me këtë look të ri, Dafina Zeqiri kishte një ngjashmëri të madhe me këngëtaren nga ishujt Barbados, Rihanna. Dafina qëndroi për pak minuta sa përfundoi performancën dhe u largua bashkë me bashkëpunëtorët e saj.

THASH &THEM, pyeti menaxherin e saj Pëllumbin nëse këngëtarja do të këndonte edhe në 28 nëntor në koncertin, ku do të merrte pjesë Rita Ora, por ai tha se, "do të niseshin menjëherë në Kosovë dhe se Dafina Zeqiri nuk do të merrte pjesë në asnjë koncert në atë datë,pasi nëna e saj kishte ditëlindjen". Urojmë që herën tjetër kur të jetë e pranishme Dafina Zeqiri të jetë më e sjellshme, me publikun dhe mediat që e pasqyrojnë gjithnjë punën e saj.



Tuna, seksi dhe provokuese në Tiranë

Altuna Sejdiu është e njohur për performancat e saj seksi dhe ekstravagante. Me të njëjtën ide Tuna është ngjitur në koncertin e ditës së hënë që u mbajt në Tiranë. Ajo ka kënduar disa nga këngët e saj më të bukura, ku nuk ka munguar edhekënga "I asaj".

Ajo që të binte në sy ishte edhe veshja që Tuna kishte zgjedhur për këtë koncert. Ajo kishte veshur një pale strece jeshile, të cilat nxirrnin në pah format e saj trupore. Këngëtarja nga Maqedonia është aktualisht pjesë e jurisë të "X-Factor Albania".



(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit