TIRANË - Shtëpia Botuese që do të përzgjidhet për tekstet shkollore të klasës së parë dhe të gjashtë do të shpërndajë librat edhe në Kosovë. Kjo për shkak se dy Ministritë e Arsimit kanë nënshkruar një marrëveshje për shtrirjen e bashkëpunimit edhe në arsimin parauniversitar.

Fillimisht marrëveshje përcaktonte një abetare të përbashkët për të dy vendet, por më pas u ra dakort për tekste të njëjta për klasën e parë dhe të gjashtë. Shtëpia Botuese që do të përzgjidhet nga komisioni i Ministrisë së Arsimit do të ketë një përfitim në të dy vendet. Në këtë rast sipas ekspertëve të arsimit rrezikohet një monopol akoma më i gjerë, edhe në Kosovë.