Telefonata që ngriti në 'këmbë' policinë në Kamëz për dyshime pengmarrjeje, rezulton alarm fals

Telefonata që ngriti në 'këmbë' policinë në Kamëz për dyshime pengmarrjeje, rezulton alarm fals

Foto ilustruese

Një telefonatë që ka mbërritur në komisariatin numër 5 në Kamëz nga një qytetar, i cili thoshte se ka vërejtur se një vajzë është futur nga një i ri me dhunë në makinë, rezultoi të jetë një alarm fals, pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë. 

Burime nga Policia fillimisht bënë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se u shpërndanë disa patrulla për kontrolle, si dhe u kontrolluan kamerat për të verifikuar ngjarjen.

Pas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se ky ka qenë një alarm fals dhe se nuk kemi të bëjmë me një pengmarrje apo me një situatë të tillë.

"Ne orën 14:20 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në Babrru një makinë ka marrë një vajzë. Nga verifikimet e deritanishme nuk ka rezultuar e vertetë, as ne polici nuk a ndodnjë denoncim nga familjarët. Pas verifikimeve rezulton se nuk kemi të bëjmë me pengmarrje", thotë policia.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh