Në këtë javë të dytë të prillit, energjitë planetare sjellin lëvizje të rëndësishme që do të ndikojnë ndjeshëm në jetën e secilës prej 12 shenjave të horoskopit. Sipas astrologes Denisa Shyle e ftuar në Rreze Dielli, në Report TV, ky është një moment ku përplasja mes emocioneve dhe logjikës do të jetë më e theksuar, duke kërkuar vendime të kujdesshme dhe reflektim të thellë.
“Kjo javë është e ngjeshur për të gjitha shenjat, por do të ketë mundësi promovimi. Dy janë ditët më të vështira, e mërkura dhe e enjtja. Marsi është në gradën e fundit tek Peshqit dhe kjo shkakton dëme në natyrë dhe kriza në marrëdhënie. Dita më pozitive e javës është e shtuna. Planifikoni dhe kujdesuni shumë për shëndetin dhe mos u bëni impulsivë”, thekson astrologia Shyle.
Dashi
Fokusuni tek shëndeti fizik dhe mendor. Kujdes me marrëdhëniet me familjen dhe partnerin. Mbani balancë. Kjo javë vjen për ju me stabilitet, sidomos në financa.
Demi
Përpiquni të jeni të balancuar në zgjedhjet që bëni. Do të keni fat me paratë dhe në dashuri. Në fundjavë do të shtohet pozitiviteti dhe do të gjeni zgjidhje duke biseduar.
Binjakët
E keni të thjeshtë të kuptoni ku qëndron problemi. Në karrierë do të keni zhvillime këtë javë, ndërsa nga ana sentimentale jeni shumë më të qartë në ide. Jeni kreativ dhe mund të ndërtoni shumë gjëra të reja. Edhe nga ana materiale do të keni përfitime.
Gaforrja
Javë e lodhshme, por efikase. Do të jeni shumë të qartë si në karrierë, ashtu edhe në ndjenja. Kujdes me shëndetin, sidomos me problemet e stomakut.
Luani
Mos bini pre e egos tuaj. Këtë javë keni mundësi të zhvilloheni dhe të rriteni në karrierë, ndaj mos bini pre e dramave në ambientin përreth, sepse mund të shkatërroni shumë gjëra. Në anën sentimentale gjithçka shkon mirë; mund të ndryshoni faqe, të martoheni apo të krijoni familje.
Virgjëresha
Javë e lodhshme, por të shtunën do t’ju shpërblehet gjithçka. Do të merrni ndihmë nga shoqëria, dëgjoni këshillat. Përsa i përket anës materiale, keni marrë mësime nga java e kaluar dhe do të keni avancim.
Peshorja
Për ju po krijohet një identitet i ri. Kjo javë do të jetë pak e lodhshme përsa i përket marrëdhënieve me bashkëshortin ose pjesëtarët e familjes. Duhet të keni kujdes, ruani qetësinë dhe mos reagoni me impulsivitet. Do të keni fat në karrierë dhe do të kaloni çdo problem duke ruajtur qetësinë.
Akrepi
Kini kujdes me shëndetin. Trajtojeni mirë trupin tuaj, në të kundërt java do të jetë problematike. Keni fat këtë javë për projekte të reja, si dhe në marrëdhëniet sentimentale.
Shigjetari
Këto ditë janë pozitive për ju, por duhet të pranoni anën tuaj të dobët që nuk doni ta evidentoni. Nëse e bëni këtë, do të përjetoni gjithçka në mënyrë më të plotë dhe kjo do t’ju ndihmojë si në marrëdhëniet familjare, ashtu edhe në punë.
Bricjapi
Kujdes, mos u bëni impulsivë me ata që ju rrethojnë, pasi mund të dëmtoni veten. Mendoni mirë para se të veproni. Kujdes me shëndetin, jeni më të ndjeshëm në pjesën e mushkërive.
Ujori
Këtë javë mund të bëni investimet e duhura dhe të krijoni lidhje afatgjata. Janë dy pika që bëhen bazament në jetën tuaj. Përdorni vetëbesimin që keni deri më 9 prill.
Peshqit
Kujdes, mos u bëni dramatikë. Në këtë javë keni fat dhe zgjidhjet do t’ju vijnë vetë. Deri ditën e enjte mos veproni; më pas gjithçka do ta keni më të lehtë. Në aspektin financiar do të keni fat, si dhe në lidhjet sentimentale apo në planifikimin për të pasur një fëmijë, ky është momenti i duhur.
Komente










