KOSOVË- Pas policëve, gjykatësve e prokurorëve serbë, kanë dhënë dorëheqjen edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb
Sipas mediave serbe, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.
“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.
Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.
Komente








