Elona Bregaj, 32 vjeçarja nga qyteti i Kuçovës, e cila qëndroi gjatë gjithë ditës së të enjtes mbi kullën e ish TEC-it në këtë qytet vazhdon te jetë ende e tronditur nga ngjarja. Nëna e dy fëmijëve po përjeton momente të vështira si pasojë e një gjendje të rëndë psikologjike, pasi jeta me të nuk ka qenë aspak e lehtë.

Me një bashkëshortë që vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, e me dy fëmijë ende të mitur gruas i është dashur që të përballojë gjithçka e vetme në këtë jetë. 24 orë pas ngjarjes, e cila e bëri protagonsite në mbarë opinionin publik gruaja rrëfen se ndihet krejtësisht e braktisur dhe se veprimin e mori e detyruar nga kushtet e vështira social-ekonomike, pasi shtëpia e saj është në kushte mjaft të këqija

Unë hipa se më than se do kaloj te fshesa natën. Unë i thash se nuk kaloj dot te fshesa natën se kam burrin e sëmurë. Jo tha ti do hiqesh nga puna më than mua. Ika nga aty dhe shkova te bashkia për të takuar kryetarin, më than nuk është këtu është jashtë shtetit. Pastaj pashë policinë e Kuçovës i thash më ka hequr Vaso Golemi nga puna, ne nuk kemi të drejtë ne më tha e ka bashkia. Ku ta gjej unë të drejtën? Aty mu ngritën nervat dhe u ngjita te kulla.”, u shpreh Elona.

 Të punojë në turnin e natës ashtu siç firma sipërmarrëse vendosi për të dhe kjo është bërë shkak që 32 vjeçarja të ngjitej në kullë dhe të kërcënonte se do të hidhej prej saj.

Më thanë do marrësh dëmshpërblimin. Unë i thash dua punën edhe dua që të mos më lëvizin nga puna si dhe dëmshpërblimin e fëmijëve. Do ti marrësh më than. Shkova sot te banka më thanë nuk kam gjë. Shkova tek Vaso Golemin ai po bënte fjalë me burrin, donte ta godiste”, tregoi Elona.

Por, në momentin që ndodhej në kullë asaj i është premtuar se bashkia do ti ofronte një ndihmë ekonomike prej 700 mijë lekësh,  gjë e cila do ti lehtësonte sadopak jetën e vështirë. Por, gruaja tregon se ndonëse ju premtua se do ti kalonte në numrin e llogarisë shuma e lekëve kjo nuk ka ndodhur.

“Familja ime është në gjendje shumë të vështirë. Me 100 mijë lekët që merr ai nuk i dalin për veten e tij. Çfarë do bëj me ato lekë, do laj dritat, ujin, fëmijët që i kam në punë? Unë kërkoj ndihmë nga bashkia, ndërsa ata më hoqën nga puna”, tha Elona.

Bashkia, deputetë të zonës shumë herë ndër vite i kanë premtuar punësim të sigurt, por rasti i djeshëm tregoi se puna e saj jo vetëm që nuk ishte e sigurt, pasi e kthyen për turnin e natës pa u menduar aspak për dy vogëlushët, por dhe se në rast mospranimi ajo do të hidhej në rrugën të madhe ashtu siç dhe pritej të ndodhte.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com