Tentoi të fuste në Shqipëri rreth 36 mijë pound pa i deklaruar, nën hetim 47-vjeçarja

Tentoi të fuste në Shqipëri rreth 36 mijë pound pa i deklaruar, nën hetim 47-vjeçarja

Paunde

TIRANË- Një 47-vjeçare është vënë në hetim nga policia pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 36 000 paunde. Ndalimi i 47-vjeçares u bë në pikën kufitare të Rinasit. Pas kontrollit në çantë iu gjet shuma e paundeve të cilat nuk i kishte deklaruar. Paundët u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

'Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 12/06/2024 14:52

    leke te pastra me siguri, nga ato qe thote kryeministri ne emisionet italiane ...

    Përgjigju
    • gezimi: 27/06/2024 05:26

      Miire thote Luli .t'i kishte deklaruar dhe t'u ishe dhënë një dyqind pounfsh do kishte qënë në rregull.

    • Luli: 12/06/2024 18:16

      @Emigranti gjitha lek pastra jan, te terhequra nga banka prerja e re me fytyren e mbretit vetem banka ti jep. Gabimi zonjes eshte se nuk i ka deklaruar ne kufi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani