RINAS- Një 20-vjeçare është vënë në hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me mbi 12 mijë euro me vete.
Burime të sigurta i thanë Report Tv se 20-vjeçarja me inicialet I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t'i deklaronte paratë e ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do "ikte për shopping".
Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vete rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t'i deklaruar. 20-vjeçarja do përballet me akuzën e “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.
Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.
Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi".
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.1%
-
Keq
63.3%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 663
Lajme të tjera
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç
21 Prill, 20:13
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
15 Prill, 09:15
-
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm
12 Prill, 20:10
-
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
12 Prill, 14:36
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, Drejtori i IT në Polici dyshohet se u ndihmua nga persona të tjerë, po verifikohen! Muça u fiksua nga kamerat ditën e ndërhyrjes në sistem
10 Prill, 10:27
-
Policia në Shqipëri nis heqjen e 'varrezave' të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit
5 Prill, 22:06
-
Avokat Ibraj: Alarmi i SPAK për efektivë të inkriminuar të ngrejë në këmbë strukturat e ministrisë së Brendshme! Ka drejtues policie me pasuri miliona euro
5 Prill, 20:57
ne raste te tilla shteti gjerman te gjobit me nje penalitet diku 4-5% mbi vleren e lejuar. pra ne rastin konkret duhet ti mbanin 5% te 2450 euro qe ithone diku ke 120 euro, dhe skishte as pse behej lajm, e as pse komentonin komunistet, dembelet, smirezinjt dhe barkboshet e ketij vendi... jo pse i gjeti jo ku i gjeti, jo pse i ka, jo hajt tja marrim, jo lavirja... etj etj
Përgjigjuu kap peshku i madh.. o polici idiote ne cdo vend te botes heren e pare nuk sekuestrohen leket por vihet gjobe ne masen 5% te vleres mbi 10,000 euro...po keshtu eshte kur policia e pa afte e sander mafishes do te duket sikur ben detyren..
PërgjigjuMos u duket cudi sa here vij ne shqiperi, ndonese cmimet jane qesharake dhe sblej rroba, spaguaj hotel me shkon tek 7-8k usd muaji Po te shtoj hotelin ( pa pushime ne jug) bejeni llogarine vete. Sdihet per sa kohe ikin dhe ka shqiptare me mijera euro nje cante shikoni citjenat e rames apo cantat e deputeteve apo nuses se lali erit. Gjunah se nga shkonte se Po te kishin leke sdo e kishit lexuar lajmin. Leket e sajmir tahirit u liruan lol.
PërgjigjuE paske haru shqipen o shok. pak ide dhe shume te ngatërruara.Kur sje i aftë te shtjellosh nje koncept ather me mire mos e bej
Po kush eshte 20 vjecare ne Shqiperi apo edhe ne bote qe kane per te shpenzuar 20.000Euro?? Edhe ne Amerike te jesh jane teper te pakte. Ose ka prinderi te krimbur ne leke. Tani do ja konfiskojne per mosdeklarim.
PërgjigjuPo nuk na e than ku do shkonin per shoping,ne Milano apo bruksel?
Po ca shoping me 12 mij euro 20 vjece !
PërgjigjuSa bukur e ke thene o Tani!
Rrecka..te blejne rrecka...jane te fiksuara pas plaçkave shqiptaret, sa dalin jashte koken ne dyqane te blejne rrecka...s ngopen kurre, sa me i zbrazet shpirti aq me e larte deshira per rrecka...