Një person ka tentuar të kalojë një sasi të konsiderueshme parash drejt Greqisë në mënyrë të kundraligjshme. 36-vjeçari me iniciale S.S. është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës me një shumë prej 34.750 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.
Paratë ndodheshin të fshehura në një çantë brenda automjetit të cilën po drejtonte 36-vjeçari, që po procedohet nga anti-kirmit ekonomik.
Zbulimi i tij u bë pas kontrolleve të mjetit, si pjesë e masave të shtuara në luftën ndaj krimeve ndërkufitare mes policisë doganore dhe strukturave të Anti-trafikut.
Sektori i anti-krimit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të origjinës së 34.750 eurove, që po tentoheshin të transferoheshin nga 36-vjeçari nga Berati drejt Greqisë.
Ndërkohë që po gjatë ditës së sotme një 28-vjeçari në Rinas i janë bllokuar 16 mijë euro në aeroport, teksa po tentonte që t'i kalonte pa i deklaruar pranë autoriteteve. Poseduesi i shumicës me iniciale L. Gj. është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ai u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, ku punonjësit e policisë kufitare i kanë gjetur shumën e eurove në çantën e brezit.
Referuar ligjit kur shuma është mbi 10 mijë euro duhet te deklarohet.
Shuma e sekuestruar ne Rinas
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.8%
-
Keq
62.5%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 592
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31
-
Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare kandidat për eurodeputet në Greqi
17 Prill, 10:15