Një 31-vjeçar ka tentuar ditën e djeshme të arratiset nga burgu i ShënKollit.
Arratia e Adriano Berishës nuk zgjati shumë, pasi pas rreth 500 metër nga rrethimi i burgut është arritur të kapet sërish, duke e kthyer në qelinë e tij.
Hetimet vijojne për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa kujtojmë se një arratisje nga burgu i ShënKollit është shënuar në shkurt të këtij viti. Daut Laze, i cili vuante dënimin e tij për veprën penale të dhunës në familje, arriti të arratiset duke kapërcyer murin rrethues.
Komente








