TIRANE-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet duke çuar në gjyq dosjen me 6 të pandehur të cilët akuzohen se tentuan që në shkurt të vitit të kaluar të trafikojnë në Greqi mbi 1 ton kanabis.
Të pandehurit janë; Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea (Renato) Muço e Mariglen Sako. Lënda narkotike e sekuestruar në Kapshticë ishte e ndarë në 103 thasë, ndërsa u gjet gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë.
Në dy kamionët ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis.