Tentuan të vidhnin 139 mijë euro, arrestohen 3 persona

Tentuan të vidhnin 139 mijë euro, por dyshimet se parat ishin të kundraligjshme nxitën prokurorinë të nisë hetimin në ngarkim të tyre.
Sipas burimeve nga hetuesia mësohet se me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 3 shtetas, të dyshuar për konsumimin e veprës penale "Mashtrimi kompjuterik".
Në bazë të një materiali referues të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, konkretisht seksioni i krimit kompjuterik, ka arritur të evidentojë se shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, nëpërmjet ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një kompanie fluturimesh në Belgjikë, kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare shumat 100 mijë euro dhe 39 mijë euro. Këto shuma, shtetasit nuk kanë arritur t'i tërheqin, pasi janë bllokuar nga bankat në Shqipëri, të dyshuara se mund të ishin përfitim i paligjshëm.
Në vijim të veprimeve hetimore të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 3 personave të dyshuar. Këto vendime të gjykatës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Nga aktet e administruara rezulton se në muajin janar 2015, shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet ndërhyrjes së paligjshme në sistemin e një shoqërie fluturimesh në Belgjikë, kanë transferuar në numrat e llogarive të tyre në dy bankave të ndryshme në Shqipëri, përkatësisht shumat 100,000 euro dhe 39,000 euro.
Transfertat janë realizuar sikur janë kthyer nga tregtari (kompania ajrore) si "Kthim parash", ose "refund" i pagesave të mëparshme të kryera nga shtetasit Elvi dhe Marsen. Provohet se shtetasit Elvi Memaj dhe Marsen Vathi, në asnjë rast nuk kanë transferuar para në drejtim të shoqërisë ajrore belge.
Transfertat nga kjo shoqëri të shumave 100,000 euro dhe 39.000 euro, në favor të tyre, janë realizuar nëpërmjet ndërhyrjes së paligjshme në sistemin kompjuterik të shoqërisë. Dy shtetasit janë paraqitur pranë bankës për të kryer tërheqjet e shumave, por ky veprim është bllokuar nga banka. Në këto kushte shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, kanë konsumuar veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal./atsh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025