Tërhiqet komisioneri publik, vettingu konfirmon për herë të dytë gjyqtarin e Administratives Tiranë

TIRANE-Gjyqtari i gjykatës Administrative të kryeqytetit Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në 1 gusht të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtarin, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Komisioneri Publik argumentonte se hetimi i KPK-së për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë dhe i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medja.

DSIK raportonte se Medja nuk kishte respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungonin procesverbalet dhe kishte parregullsi në njoftimin e palëve.

Por pas verifikimeve, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimimi dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gentjan Medja duke e konfirmuar për herë të dytë. 

Gentian Medja

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër