Tërhiqet qeveria: Të saktësohet 
kush të bëjë burg për kuponin!
VD-Debatet ne Komisionin e Ligjeve

TIRANË - Qeveria është tërhequr për riformulim të nenit 13 të Kodit Penal që parashikon burg për atë që nuk lëshon kuponin tatimor. Propozimin e kanë bërë në një zëri deputetët socialistë dhe ata të Levizjes Socialiste per Integrim në Komisionin parlamentar të Ligjeve teksa diskutoheshin ndryshimet ne Kodin Penal për kontrabandistët dhe evazorët. Sipas deputetëve duhet qartësuar saktë se kush duhet ndëshkuar në rast të mos lëshimi të kuponit tatimor, administratori apo punonjesi.

Çështja e kuponit tatimor, kush e ka përgjegjësinë - mos të na vë në pozitën e aksidentit ku në vend që të dënojmë shoferin të dënojmë pronarin e makinës. Prandaj mendoj që këtë element duke dhënë  gjithë përkrahjen për të gjithë politikën e asaj që ka sjellë qeveria ta shtyjmë proceduralisht për ta parë më tej”, u shpreh deputeti socialist Pandeli Majko.
 
“Ne po të duam të stabilizojmë një raport ndërmjet atij që ka raport të drejtëpërdrejtë me klientin , me klientin nuk ka raport administratori, ka raport ai që e ofron shërbimin atje dhe në gaboftë ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për këtë”, u shpreh deputeti i LSI petrit Vasili.

Kjo i ka mjaftuar opozitës ta cilësojë si artificë të qeverisë që mos e quaj krim tërheqjen e kuponit siç e kish cilësuar më parë. 

“Qeveria ndoshta i ka thirrut mendjes dhe do të gjejë edhe artifica për ta hequr, se duhet hequr”, u shpreh deputeti i djathtë Eduard Halimi.
 
Duke qëndruar kundër ashpërsimit të Kodit Penal, opozita tha se qeveria i ofron qytetarëve vetëm burgun edhe kur ata duan të bëjnë biznes. Por mazhoranca është e palëkundur në këtë pikë duke argumentuar se nga raportet me Prokurorinë e Përgjithshëm kontrabanda ka rezultuar të jetë në rritje çdo vit e për këtë nevojiten këto masa.

“I thua qytetarëve më mirë mos u merr me biznes se po u more me biznes dhe bërë ndonjë gabim i thua burgut hapu dhe dënohesh deri në 10 vjet burg, po mbolle drogë e ke deri në 7 vjet”, tha Halimi.
 
Mallrat e akcizës janë mallra luksi dhe natyrisht duke i kontrabanduar ato mallra fitohet më tepër, kjo është edhe arsyeja pse kjo meriton ndëshkim më të ashpër dhe kjo është arsyeja pse ne kemi hequr gjobën si minimum dënimi”, tha Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.
 
“Pra opozita na thotë që, ju mund të bëni edhe kontrabandë i thotë biznesit dhe po bëtë kotnrabandë dhe po ishim ne në pushtet edhe mund t’ju garantojmë se ju futim ndonjë gjobë po ju kapëm dhe kaloni matanë gardhit”, - tha socialisti Bashkim Fino.

Por Komisioni i Ligjeve përveç mendimeve kundër mes mazhorancës dhe opozitës është përfshirë edhe nga një gjuhë e pahijshme mes deputeteve demokrat dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj.

Halimi: Kultivimi i drogës, paragrafi i 2 i 284..
Ndërhyn Felaj: Halimi: Pusho tani...
Felaj: Po pusho ti...
Halimi: Jo unë nuk pushoj...
Felaj: Po pusho
Halimi: Po pusho pra të thash, mos e ngri...O ti zonjë rri aty ku ke vendin..të lutem o zonjë
Felaj: Rregulloje fjalorin

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Kontrabanda për mallrat e akcizës dënohet me 7-10 vite burg. Tregtimi i mallrave kontrabandë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg.

Debati
Halimi i thotë Felaj pusho mos me ndërhy...
 
Felaj: Pozicioni deputet s’të jep të drejtën të fyesh... rregullo fjalorin të lutem.

Halimi: Po vodhe dënohesh me 3 vjet po bërë kontrabandë 10 vjet burg. Në kulmin e krizës të pororsisësh 44 Jaguar kalon çdo imagjinatë.
 
Vasili: Askush nuk duhet te mbroje paligjshmerine. Por kur vjen fjala te kuponi tatimor nuk mund te bjere faji te asministratori kur pergjegjesine e ka punonjesi.

Majko: Duhet t’i lëmë kohë vetes të flasim me përfaqësues të qeverisë.  Së pari s’kemi pse idealizojmë punën e administratës. Çështja e kuponit tatimor mos na vërë në pozitën që në vend që të dënojmë shoferin dënojmë pronarin e makinës.
 
Xhafaj: Jam dakord me propozimin.

Halimi: Çështja e kuponit është ngrit nga opozita. Qeveria po gjen artifica që mos e quajë krim mos tërheqjen e kuponit tatimor.

Bylykbashi: Ju hiqni dyshemenë me gjobë dhe dënimi fillon vetëm me burg. Hiqet parimi i propocionalitetit. Një lloj do dënohet dhe ai që fut një maune, dhe ai që sjell një arkë. 

Felaj: Pasoja nuk ndikon në vlefshmërinë e veprës. Nuk ka rëndësi nëse fut një maune apo arkë. Vepra penale është konsumuar. 5 ditë burgim është zëvendësuar me gjobën 1 milionë lekë që ka qenë. 

Bylykbashi: Nuk jemi laborator i ftohtë juridik. Ky kod ka 20 vjet. Boll që kalon një shishe verë e të bëj burg thoni ju? Ju nuk mund ti barazoni. Nuk ka as efekt edukativ të shoqërisë. Burgu ka kosto dhe për individin dhe shtetin që ta mbajë atë në burg qoftë për 5 ditë. Po rrisni represionin ndaj shoqërisë me burg. 

Felaj: Dy janë veprat më të shpeshta të evazionit fiskal: kontrabanda e mallrave me akcizë dhe hedhja në treg e mallrave kontrabandë. 

Vasili: Na thoni sa është niveli i kontrabandës që na bën të nevojshëm ndërhyrjen. Nëse kemi të dhëna rritjeje OK, ndryshe arsyetimi hyn në vështirësi. 

Felaj: Referuar raportit të Prokurorit të Përgjithshëm ka rritje kontrabanda. 

Xhafaj: Na sillni statistikat për të vendosur për arsyetimin.

Fino: Ne ju themi biznesmenëve punoni në kushte të barabarta, pa informalitet dhe kontrabandë. I ndershmi dëmtohet nga kontrabandisti. Opozita mbështet kontrabandistët. Ne jemi kategorik me të gjithë. S duam kontrabandë fare. Ndaj po ashpërsojmë kodin. Mos bëni lojëra fjalësh se ne i dashkemi të gjithë në burg. Nuk merren gjithë qytetarët me biznes. Merren disa njerëz. Ndaj mos luani me termat. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme