Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ndjehet në Dibër! Kreu i Bashkisë: Dy lëkundje të lehta, nuk raportohet për dëme

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, ndjehet në Dibër! Kreu i Bashkisë: Dy lëkundje të lehta, nuk raportohet për dëme

Foto ilustruese

Lëkundje të tokës janë ndjerë në zonën e Dibrës për shkak të tërmetit të ndodhur në Mavrov të Maqedonisë së Veriut në orën 16: 21.

Sipas të dhënave të MSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 dhe thellësi 2 kilometra.

Banorët janë ndjerë të frikësuar dhe kanë dalë me shpejtësi nga banesat e tyre, ndikuar edhe nga tërmeti me shumë pasoja i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se kanë qenë dy lëkundje të lehta dhe se deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo emergjenca.

Imeraj tha se pas lëkundjes së parë grupet e emergjencave kanë dalë në terren për verifikimin e situatës, por që deri tani situata është e qetë.

Në lidhje me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Imeraj tha se fatmirësisht nga ky tërmet janë prekur vetëm 2  dhe aktualisht ndodhen të strehuara në shtëpi me qira që paguhet me bonusin e bashkisë.

 

Foto nga MSC

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Lëkundjet në Dibër, kreu i Bashkisë: Ishin të lehta, nuk raportohet për dëme materiale

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se kanë qenë dy lëkundje të lehta dhe se deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo emergjenca për shkak të lëkundjeve. Imeraj tha se pas lëkundjes së parë grupet e emergjencave kanë dalë në terren për verifikimin e situatës, por që deri tani situata është e qetë.

"U ndjenë dy lëkundje që ishin të lehta dhe të shkurta. Deri në komunikimet e tanishme nuk kemi dëme materiale. Nuk u ndjen shumë si lëkundje dhe nuk ka nevojë për panik. Janë ngritur grupet e emergjencave në terren për emergjencat që mund të kenë", tha Imeraj.

Në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Imeraj tha se fatmirësisht nga ky tërmet janë prekur vetëm 2 familje dhe aktualisht ndodhen të strehuara në shtëpi me qira që paguhet me bonusin e bashkisë.

"Tërmeti i 26 nëntorit në rrethin tonë në Dibër kanë qenë të prekura vetëm 2 familje dhe nuk janë më në çadra dhe janë sistemuar në shtëpi me qira që paguhet nga bonusi i bashkisë. Shpresoj të mos ketë asnjë dëmtim as me tërmetin e tanishëm", tha Imeraj.

Ora 18:44
Banorja nga Bulqiza: Nuk ka dëmtime në njerëz dhe banesa, është përjetuar panik

Fatjona Osmani, një banore e zonës së Bulqizës në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se tërmeti ka ndodhur rreth orës 16:21, lëkundja ka qenë në Dibrën e Madhe dhe është ndjerë në Maqellarë e Shupencë, fshatrat afër Dibrës.

"Nuk ka dëmtime në njerëz dhe në banesa. Njerëzit kanë përjetuar panik por nuk ka dëmtime. Duke pasur parasysh termetin e nëntorit ata janë ndjerë të frikësuar. Nuk ka patur termete të tjera, vetëm paslëkundje e më shumë është ndjerë në zonën e kufriit e jo në zonën e Peshkopisë. Për shkak të banesave 1 ose 2 kate, nuk ka patur dëmtime", ka thënë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës