Tërmeti ngriti nivelin e tokës në Durrës/ Sizmiologu shpjegon dukurinë: Kjo ngjarje nuk ndodh prej 40 vitesh në Shqipëri

Sizmiologu Llambro Duni ka shpjeguar lëvizjen e tokës me 10 centimetra në Durrës pas tërmetit të 26 shtatorit. Ai tha se një lëvizje e tillë është e natyrshme. Duni tha se do ketë pasgoditje të mëtejshme, por nuk mund të parashikohet intensiteti i tyre.

"Mekanizmi që ka gjeneruar këtë tërmet është se kemi dy blloqe, një sipër dhe një poshte. Pas tërmetit blloku sipër ka lëvizur poshtë dhe është e natyrshme një lëvizje e tillë.

Si e kemi thënë për momentin njerëzit duhet të ndjekin me vëmendje këshillat pasi çdo lëkundje mund të ndikojë. Kjo është një ngjarja që nuk ndodh prej 40 vitesh në Shqipëri. Sa i takon numri të pasgoditjeve, sa më shumë pasgoditje të ketë, aq më mirë është se shkon toka në vend. Do të ketë pas goditje të mëtejshme. Nuk mund të parashikoj. Jemi duke monitoruar në vijim. Në vijim do të kontribuojmë me sa të mundur për të sqaruar gjithçka", tha Guni.


Lajmi kryesor:

Sërish lëkundje tërmeti në vend/ Sizmiologët për Report Tv: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend për panik


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan