Në Durrës edhe ditën e sotme ka vijuar shembja e banesave që janë shkatërruar nga tërmeti dhe rrezikojnë jetën e njerëzve nëse nuk rrafshohen totalisht. Në zonën e Kënetës sot janë shembur dy banesa, ndërsa rreth orës 16:00 operacioni është ndërpresë për shkak të reshjeve të shiut. Njëra nga dy banesat që është shembur mesditën e sotme ka qenë në pronësi të dy vëllezërve që janë larguar së bashku me familjet.
Vila mësohet se kishte pësuar dëme që nga tërmeti i 21 shtatorit duke u braktisur dhe të martën në mëngjes kur ra tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë nuk kishte njeri brenda fatmirësisht, pasi kolonat kanë rënë duke u mënjanuar. Madje vila ka rrezikuara edhe një objekt tjetër 3 katësh. Në këtë zonë janë planifikuar që të prishen rreth 10 banesa, raporton gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra, pasi janë të pabanueshme, si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar te kolonat. Ndërsa për banesat që do të vendosen që të riparohen më parë do të merret certifikimi nga inxhinierët e huaj dhe ata vendas.
Lajmi kryesor: