Tërmeti/ Ministria e brendshme jep informacion për dëmet dhe inspektimet

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një deklaratë për mediat, ka sjellë shifrat zyrtare për verifikimet e bëra në terren, shembjet e banesave apo strehimin e të prekurve nga tërmeti deri në orën 18:30.

SHIJAKU

Në Bashkinë e Shijakut deri në orën 17:20 të datës 03/12/2019 janë kryer 820 verifikime të banesave 1 deri në 3 kate, si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre janë të dëmtuara rëndë.

QENDRA E RE DISPEÇER

E risjellim sërish në vëmendje se janë vënë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

0694114100
0694114101
0694114040

Gjithashtu, ripërsërisim se për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 199 (Tiranë – 76; Durrës – 101; Lezhë – 21; Elbasan – 1). Shumica dërrmuese prej 169 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, si në vijim:

Bashkia Durrës – 610 Objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Në rang qarku, 701 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 12 objekte në Durrës.

Grupet e punës në terren:

Durrës        22
Krujë          6
Shijak        6

STREHIMI

FA kanë angazhuar 334 forca dhe rreth 100 mjete për ngritje çadrash e menaxhim kampingjesh, pritje e shpërndarje ndihmash dhe shoqërim të ekipeve të ekspertëve.

SHËRBIMI SHËNDETËSOR

Lidhu me shërbimin shëndetësor për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës, 3 në spitalin e Durrësit dhe 3 pacientë po marrin një trajtim më të specializuar jashtë vendit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është i përqëndruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

6,269 vizita mjekësore për banorët e akomoduar në hotele dhe në QSH 24/7 të ngritura pranë zonave të prekura. 435 të sëmurë kronikë kanë marrë barna.

435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës vijon vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.


Lajmi kryesor:

DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik