Tërmeti/ Ngrihet Ministria e Rindërtimit me drejtues Arben Ahmetajn, zgjatet afati për gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Tërmeti/ Ngrihet Ministria e Rindërtimit me drejtues Arben Ahmetajn, zgjatet afati për gjendjen e fatkeqësisë natyrore

a

1575305029_ahmetaj.jpg

Ngrihet Ministria e Rindërtimit. Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim ngritjen e ministrisë së Rindërtimit për të bërë të mundur rimëkëmbjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti. Ndërkohë që 5 deputetë nuk votuan. Nga ana tjetër me 97 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim (5 nuk votuan) u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit.

Ndërsa u vendos zgjatja e e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të muajit Mars, pas kërkesë së kryeministrit Edi Rama. Kjo u vendos me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, (9 nuk votuan).

Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit. Veç fondeve të shtetit, donacioneve të OJF-ve, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konfrencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm, periudhë e cila përkon edhe me përpilimin e faturës së dëmeve e cila do të jetë gati në datë 16 Janar.


Lajmi kryesor:

90 vota pro, miratohet buxheti për vitin 2020! Denaj: Është për rimëkëmbjen dhe vazhdimësinë pas tërmetit


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë