Tetori Rozë/ Manastirliu apel grave: Vetëm gjysmë ore nga koha jote, të shpëton jetën! (VIDEO)

Nis sot Tetori Rozë, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh inkurajues drejtuar çdo gruaje që të bëjnë ekzaminimet për të kapur në kohë kancerin e gjirit.

“Dua të marrë pak minuta nga koha juaj, për t’ju bërë një pyetje të gjitha grave: Kur është hera e fundit që keni bërë një ekzaminim për gjirit? Ashtu sikundër dhe unë, shpeshherë mund të mendoni se do ta kryej javën tjetër, dhe java bëhet muaj dhe muaj bëhet vit.

NE gratë shpeshherë e neglizhojmë kujdesin ndaj vetes. E dini se një në tetë gra rrezikon të preket nga kanceri I gjirit?

Ju nuk duhet të keni frikë sepse të kufizoni rrezikun, sot është e mundur. Sot është e mundur që diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën.

Shërbimi ofrohet falas. Kontaktoni me mjekun e familjes për të bërë mamografinë. Beteja më këtë sëmundje mund të kryhet vetëm nëse kryhen ekzaminimet në kohë.”, -shprehet ministrja Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANA: 03/10/2019 18:52

    VENDOSIN MINISTRE COPA DEBILESH,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)