Tetraplegjikët, Hoxha: Nuk ka fund
lista e mungesave për këtë kategori

Tetraplegjikët, Hoxha: Nuk ka fund<br />lista e mungesave për këtë kategori
Personat me aftësi të kufizuara hasen çdo ditë me sfida të cilat jo vetëm ja u vështirësojnë jetën atyre personalisht, por edhe familjarëve.
 
Shërbimet për tan ë vendin tonë janë inekzistente, por edhe në rastet kur ekzistojnë, janë gjysmake. Adivije Hoxha, përfaqësuese e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve në vend, njëherësh edhe anëtare e këshillit Kombëtar të Personave me aftësi të kufizuar, listoi edhe mungesën e shërbimeve në vend.
 
Shërbimet për personat me aftësi të kufizuara janë të shumta. Fillojnë që tek pragu i derës, tek barrierat që nuk pyet kush brenda shtëpisë se si i ka kushtet një person me aftësi të kufizuar. Sa paguhet paaftësia e një personi me aftësi të kufizuar? Me 100 mijë lekë çfarë do bëjë një person me aftësi të kufizuar ku nga këta ka edhe kryefamiljarë që mbajnë dhe fëmijët, rrisin dhe fëmijët. Kujdestaria paguhet 150% jo 200%, pra edhe ky është një problem tjetër. Kujdestaria e një personi me aftësi të kufizuar, sa është pagesa e një kujdestari për personat me aftësi të kufizuar kur ai do të shërbejë në 3 turne, paguhet me 100 mijë lekë të vjetra kur asnjë javë nuk mund të shërbejë. Medikamentet që gjasmë jepen me rimbursim, jepen për rimbursim vetëm ato medikamente që nuk e japin efektin e duhur për diagnozat që edhe kanë avancuar por japin ato medikamente që ngelin nëpër magazina, nuk janë ato që kërkohen. Asnjë qendër shëndetësore nuk ka një ramp dhe as nuk e njohin se çfarë do të thotë”, tha Hoxha.
 
Ndërkohë që fatura ditore e një personi të komunitetit PAK, nuk ka një përllogaritje.
 
Nuk kemi një minimum jetik, nuk ka të dhëna për minimum jetik jo të flasësh për personat me aftësi të kufizuar. Të mendosh që me 100 mijë lekë që jep shteti, të vjetra kuptohet, ka familje që kalojnë 5-6 anëtarë, çfarë mund të marri, çfarë mund të ushqehet një person me aftësi të kufizuar”, deklaroi Hoxha.
 
Mungesa e infrastrukturës në rrugë, në institucionet publike, edhe pse me përpjekje është bërë diçka, sërish janë larg standardeve që duhet. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi