Teuta Krasniqi ka sjellur në jetë vajzën e saj të dytë të cilën e ka quajtur, Kaia.

Ka qenë bashkëshorti i këngëtares, Adonis Morina i cili ka bërë me dije lajmin, përmes një shkrimi bashkangjitur me 4 foto në rrjetin social Facebook.

Ai ka shprehur gëzimin e tij përmes këtij dedikimi: “Të gjithë miqtë dhe familjarët do të donim të ju prezantonim me anëtarin më të ri të familjes tonë Kaian. Ka lindur më 3 Tetor në ora 1:51 të mëngjesit dhe peshon 3.220 kg..e falendërojmë zotin për shëndetin tonë. Nuk ka fjalë që e përshkruajn sa magjike është kjo ndjenjë, jam babai më i lumtur që jeton tani.. së bashku me Teuta Krasniqin, jam shumë krenar me ty zemër. Me dashuri për familjen time.

Teuta Krasniqi




Teuta ka edhe një vajzë tjetër Tarën, nga martesa e saj e parë me këngëtarin e njohur Blero.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com