Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!

Çdo ditë në orët e para të mëngjesit, Teuta Lusha është ndër punonjëset e para që ngjit shkallët e Operas.

Opera është shtëpia ime e dytë. 22 vjet punë kanë të mirat, sfidat, por kënaqësia më e madhe për mua është pritja e spektatorit që fillon nga dera, deri në sallën qendrore, galeri, ose lozhë. Mandej sistemimi, rregullimi deri në përfundim të shfaqjes dhe largim të tyre”

Ata që frekuentojnë Teatrin, e kanë të njohur portretin e saj miqësor e të buzëqeshur, teksa uron mirëseardhjen spektatorit.

“Buzëqeshja është e para që duhet t’i presim, mirësjellja...”, shprehet Teuta.

Në këto dy dekada ka punuar në disa pozicione pune në Opera, nga biletaria, gardëroba tek pritja e publikut e tregon se ku është ndjerë më mirë.

“Pozicioni më i mirë i punës, këtu ku jam, tek pritja e publikut. Është një punë që unë e bëj me shumë qejf dhe me shumë pasion”, shprehet ajo.

Rrëfen se nga drejtuesit te stafi janë dashamirës ndaj saj, por ndër artistët, e ka një të preferuar. 

“Për mua të gjithë artistët janë njësoj, por një nga të preferuarit e mi që nuk ndodhet në Shqipëri është Gëzim Myshketa. Gëzimi është një nga artistët më popullor, i dashur me gjithë stafin, drejtuesit... Ishte si një vëlla për ne, si një shok, si një mik, kishim një komunikim perfekt”, shprehet ajo.

Në Teatër i ka pritur të gjithë miqtë e Operas, përfshirë edhe zyrtarët e lartë.

“Të gjithë si deputetë, politikanë, zyrtarë më përshëndesin jo vetëm në Opera, por edhe jashtë”, shton më tej.

Në radhët e sallës së Operas, para shfaqjeve apo mes pauzave, mes punonjësve të tjerë, shumëkush ka hasur Teutën që e pyet nëse çdo gjë është mirë...

“Publiku i Operas është shumë i edukuar, i sjellshëm. Spektatorët e baletit janë pak të rrëmujshëm, kurse të Ansamblit janë më të qeshur, kërcejnë, këndojnë, bashkë me Ansamblin...”, thotë më tej.

Ajo vetë, si gocë tironse Operan e ka ndjekur që fëmijë,... por shumë afër zemrës i rri Ansambli Popullor, ku veçon muzikantin e ndjerë Haxhi Dalipin. Nga artistët që në moshë pensioni, janë larguar nga Teatri tregon se shumë i qëndrojnë besnik skenës, e vazhdojnë të vijnë të ndjekin shfaqjet...

“Janë shumë.... Shqipe Zani, Edit Mihali, Zhani Ciko, David Tukiçi, Zana Turku..., sidomos pas rikonstruksionit kanë filluar të vijnë edhe me shpesh”

Teuta rrëfen se interesi për “Operan” ka ardhur në rritje. Thotë se çdokush duhet ta provojë ndjesinë e të qenit mes radhëve të spektatorëve të këtij Teatri, ndërsa ajo do t’i presë si gjithmonë me buzëqeshje.

“Unë vetë personalisht kam sjellë shumë spektatorë në Teatrin e Operas dhe të Baletit. I kam sjellë për herë të parë dhe e kanë pëlqyer, dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe frekuentojnë operan më shumë dhe pastaj baletin. Dhe prapë do vazhdoj të këmbëngul që të sjell njerëz sa më shumë, si të rinj dhe në moshë” thotë më tej.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moza: 03/04/2023 19:26

    Teuta eshte gjithmone e buzeqeshur dhe me nje miresi qe i buron nga shpirti. Miresjellja e saj kalon kufijte e detyrash qe ben. Me vjen mire qe shkrime te tilla behen per njerez pozitive dhe te edukuar. Suksese shoqe dhe vleresim per punen tende te perkushtuar

    Përgjigju
  • Enkelejda: 01/04/2023 21:32

    Teuta shoqja ime qy ne femijeri jemi rritur bashke ne nje lagje dhe vazhdojme te jemi shoqe ose me mire motra!! Ka nje zemer dhe karakter shume te mire qe jo te gjithe e kane e palodhur ne jete pune famiglie Dhe ne shoqeri I uroj dhe shume e shume Suxese ne jete e pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!