PRISHTINË - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar Kushtetutën e Kosovës jo vetëm si një akt i lartë juridik, por mundësin e krijimit të shtetit juridik, barazinë e qytetarve para ligjit, dhe mundësin e një vendi për t'u integruar në BE.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, ka postuar në statusin e tij Facebook një koment me rastin e shtatë vjetorit të Kushtetutës së Kosovës dhe shprehet se "Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO. Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! HTH"./ATSH/
/Shqiptarja.com