Prestigjiozja “The Guardian” i ka kushtuar kryeqytetit Shqiptar një shkrim në të cilin e konsideron si një nga qytetet më të ndotura në Europë, duke theksuar se shkaku kryesor për këtë janë makinat.

tirane bicikleta

Në shkrimin e The Guardian shkruhet se ambjentalistët e Tiranës po mundohen të shmangin varësinë e qytetarëve nga makinat duke i nxitur ata të përdorin biçikletat.

Ata shpjegojnë se në rrugët e kryeqytetit shqiptar prej disa vitesh ekziston një korsi për kalimin e biçikletave duke u munduar të favorizojë qytetarët që udhëtojnë me këtë mjet miqësorë me ambientin, megjithatë lufta ndaj makinave të shumta që i bllokojnë këto korsi është aq e vështirë sa ç’është lufta ndaj ndotjes kronike të ajrit.

tirane bicikleta

Gazeta vë në dukje kontrastin që ka ekzistuar në jetesën e shqiptarëve gjatë komunizmit dhe me ardhjen e demokracisë, duke shpjeguar se fakti që ata nuk kishin pasur më parë teknologji të përparuar dhe moderne i shndërroi ata në vartës të makinave, dashuria për të cilat është rritur ndjeshëm.

tirane bicikleta

Por ky fakt ka ardhur si një problem shqetësues në rritje për ndotjen e mjedisit dhe të ajrit duke e pozicionuar Tiranën ndër vendet më të ndotur.  Në shkrim përmendet gjithashtu dhe nevoja e madhe e kryeqytetit për hapësira të gjelbërta dhe investimet e mëdha që po bëhen në këtë drejtim.