The Lancet: Vaksina ruse gjeneron antitrupa neutralizues për Covid-19

The Lancet: Vaksina ruse gjeneron antitrupa neutralizues për Covid-19

Sipas të dhënave të botuara të në revistën mjekësore ‘ The Lancet’, vaksina antiCovid e zhvilluar dhe testuar në Rusi ka gjeneruar antitrupa neutralizues në dhjetëra persona që janë testuar me të por dhe ka dhënë efekte të lehta anësore të tilla si ethe.

Rusia u përball me kritika të shumta dhe mosbesim kur njoftoi zhvillimin e vaksinës së saj të parë dhe e aprovoj në muajin gusht për vaksinim

‘Në fazat 1 dhe 2 të studimeve të vaksinës, e cila quhet ‘Sputnik V’, 76 pjesëmarrësit në studim zhvilluan antitrupa ndaj Covid-19’-thuhet në botimin e ‘The Lancet’, ku thuhet gjithashtu se ‘Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që kishin krijuar pacientët e rikuperuar nga infeksioni”

Sipas The Lancet, “Rezultatet nga provat tregojnë se antitrupat krijohen brenda 28 ditëve nga koha e vaksinimit”.

Shkencëtarë që nuk janë përfshirë në studim,  thanë se pavarësisht se rezultatet janë pozitive, duhen edhe më shumë prova që mund të konfirmojnë nëse vaksina parandalon Covid-19.

Sipas The Lancet, gjysma e të vaksinuarve kishin ethe dhe 42% kishin dhimbje koke. Rreth 28% patën dobësi trupore dhe 24% kishin dhimbje të kyçeve.

Vaksina u regjistrua në Rusi në muajin gusht, para se të kishte kaluar prova në shkallë të gjerë. Studiuesit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya në Rusi morën miratimin në 26 Gusht për të bërë provat klinike të Fazës 3, në të cilën do të marrin pjesë 40,000 vullnetarë.

Sipas Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili po financon kërkimet ruse të vaksinave, ‘studiuesit tashmë po shpërndajnë vaksinën tek grupet me rrezik të lartë’.

Rusia ka deklaruar më parë se planifikon të fillojë vaksinimin masiv të qytetarëve në tetor dhe ministria e shëndetësisë e vendit ka thënë që personeli mjekësor dhe mësuesit do të jenë të vaksinuarit e parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë