Bukuritë e vendit tonë vijojnë të befasojnë mediat botërorë të cilat gjithnjë e më shumë i bëjnë jehonë Shqipërisë.
 
Së fundmi prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë ku në sy bie Berati i cili listohet i dyti.
  
“Qyteti i vjetër i Beratit ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-S. Në periudhën mesjetare ishte një qytet që kufizohej me Perandorinë Bizantine”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së Beratit.
 
Lista me 30 destinacionet që nuk duhet humbur është përzgjedhur nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit(JATA).
 
I pari qytet që duhet vizituar është Kilkenny, Ireland ndërsa nuk mungojnë edhe Procida e Civita di Bagnoregio në Itali, Lech, Austri, Riquewihr, France si dhe disa qytete në Gjermani, Slloveni, Hungari, etj.

[gallery]20949[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com