‘Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar’ në një katalog (VIDEO)

Katalogu “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” botohet në gjuhën shqipe edhe frënge. Promovimi i tij u bë në Bibliotekën e Muzeut. Thesaret që janë pjesë e këtij botimi u përkasin tre pavijoneve në Muzeun Historik Kombëtar, atij të Lashtësisë, Mesjetës edhe këndi i pashallëqeve të mëdha shqiptare edhe i ikonografisë. Në pavijonin e lashtësisë ekspozohen 585 objekte, në të mesjetës 217 objekte edhe tek i ikonografisë 70 ikona dhe 20 objekte liturgjike kishtare. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi edhe dy autorët e tjerë të librit, Skënder Bushi dhe Andrea Llukani shpjegojnë rëndësinë e këtij botimi dy gjuhësh.

“Këto objekte që përfshihen në këtë katalog janë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, si pjesë e ekspozitës së përhershme në MHK. Por, për ne është kënaqësi që Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane ne i kalojmë me botimin e këtij libri, që synojmë ta sjellim në disa gjuhë europiane, që të jetë një pasaportë e rëndësishme edhe për turistët e huaj. Këtu janë një përzgjedhje e rëndësishme e antikitetit, mesjetës dhe ikonografisë”, shprehet drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac e konsideron botimin e këtij katalogu, një mundësi më shumë për turistët francez, që promovohet në ditët europiane të trashëgimisë 

“Ekziston një lidhje midis Ditëve të Trashëgimisë Kulturore edhe Muzeut Historik Kombëtar. Kam lexuar në pllakën në hyrje, që Muzeu Historik është inauguruar në vitin 1981. Në fakt në vitin 1981 kanë lindur edhe ditët e Trashëgimisë Kulturore në Francë. Prandaj, ta vazhdojmë këtë bashkëpunim jo vetëm për vizitorët francez, por edhe frankofonë. Përpos kësaj është një shans shumë i madh për Shqipërinë, që prej dy vitesh është anëtare me të drejta të plota, e frankofonisë”, shprehet ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac.

Ndërsa, sa i përket dëmeve që mund të ketë shkaktuar tërmeti që ra në këtë institucion, Dorian Koçi shprehet se: “Nuk ka objekte të dëmtuara, përveçse plasaritjeve të lehta. Nuk ka vend për alarm, sepse tërmetet nuk parashikohen”.

Në mjediset e muzeut janë rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore, që shtrihet nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ndërsa, objekte të ekspozuara janë 3100 të ekspozuara në shtatë pavijonet ekzistente në Muzeun Historik Kombëtar.

Katalogu 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'