DELVINË-Theu xhamat e zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës, arrestohet një 26-vjeçar.

Orest Ziflaj, 26 vjeç, banues në Delvinë më datë 12.03.2017, rreth orës 01:30, në lagjen "Sinan Ballaci" Delvinë ka dëmtuar me gurë lokalin e shtetasit P.Gj., 62 vjeç që shërben si zyrë elektorale e Partisë Socialiste dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Pas hetimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe kapja ditën e sotme pranë një lokali në lagjen "Sinan Ballaci" për kryerjen e veprës penale "Shkatërrimi i pronës".
 
Policia po punon për zbulimin e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

	zyra e ps

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com