Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i bën thirrje të gjithë juristëve shqiptarë të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit. 

Procesi i Vettingut pritet të nisë ditët në vijim pasi ekspertë e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të kenë mbërritur në Shqipëri. 

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kualifikuar, brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit”, thuhet njoftimin e publikuar nga ambasada e BE dhe SHBA në rrjetin social Facebook. 

Vettingu do kalojë në sitë pasuritë dhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në sitën e procesit të Vettingut do kalojnë të gjithë prokurorët e gjyqtarët në vend.