Policia e Shtetit i ka bërë thirrje organizatorit të PD-së Gazmend Bardhi, gjatë momentit kur turma shpërtheu në dhunë duke çarë kordonin e sigurisë tek Parlamenti, dhe kur bllokuan autobotin e policisë në pedonale, që t'i kërkojë protestuesve të ruajnë qetësinë.
Thirrja e policisë
TË NDERUAR QYTETARË!
Nga protestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.
I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !
Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.
Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.
Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme
Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.
Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga Policia e Shtetit e cila do të përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Lajmi kryesor:
Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)












