Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës

Foto ilustruese

Federata e Futbollit të Francës ka nisur një ankesë ligjore për thirrjet e papranueshme, raciste dhe diskriminuese që janë bërë nga një numër i lojtarëve të Argjentinës pas triumfit në Kupën e Amerikës.

Pasi mposhtën Kolumbinë në finale me rezultat 1-0, një video e filmuar nga Enzo Fernandez e shfaq atë dhe bashkëlojtarët e tij duke kënduar për kombëtaren e Francës.

“Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, ndërsa babai i tyre është nga Nigeria. Por pasaporta e tyre thotë se janë francez”, ishin vargjet e këngës që lojtarët kënduan.

Njoftimi i plotë i Federatës franceze:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo, i dënon në mënyrën më të ashpër këto deklarata të papranueshme, raciste dhe diskriminuese që ishin bërë ndaj lojtarëve të ekipit rancez në kontekstin e një këngë që u këndua nga lojtarët dhe tifozët e Argjentinës pas fitores së tyre në Copa America dhe e transmetuan atë në rrjetet sociale.

Duke u përballur me këto deklarata tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtat e njeriut, presidenti i FFF-së ka vendosur që ta sfidojë direkt Argjentinën dhe FIFA-n duke nisur një ankesë ligjore për këto deklarata raciste dhe të natyrës diskriminuese.

Para finales së Botërorit të 2022-ës mes Argjentinës dhe Francës, tifozët e Argjentinës u dëgjuan duke kënduar këngë raciste dhe transofobike në drejtim të kombëtares së Francës dhe Kylian Mbappes.

Kjo ishte bërë për arsye se gjatë asaj kohe dyshohej për një marrëdhënie mes Kylian Mbappes dhe modeles transgjinore Ines Rau.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Të jetosh një gënjeshtër

Minella Aleksi: Të jetosh një gënjeshtër