Thirrjet 'Rama ik' në ndeshjen Shqipëri-Francë/ Braçe: Lum si Luli, na mundi dhe në stadium, tre 'fitoret' e Bashës

Thirrjet 'Rama ik' në ndeshjen Shqipëri-Francë/ Braçe: Lum si Luli, na mundi dhe në stadium, tre 'fitoret' e Bashës

TIRANE- Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar një ditë pas ndeshjes Shqipëri Francë në stadiumin 'Air Albania', ku disa të 'tifozë' thirrën në kor "Rama Ik".

Braçe thotë se ata ishin një grupimi i PD-së, duke ironizuar se ata janë mbledhur nga Basha për të marrë 'fitoren' e tretë brenda këtij, viti pas djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai kujton deklaratat e shumta të opozitës kundër ndërtimit të stadiumit, ndërsa shprehet se ai nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë.

Braçe ironizon edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa thotë se e qau stadumin në 100-vjetorin e pavarësisë.

"Lu(l)m si Luli, na mundi dhe ne stadium! Ha ha ha ha ha! Ky eshte tipikisht qesharak! Pasi na mundi ne rruge, i perdori te gjitha, guret, pllakat, shashkat, kapsollat, molotovet dhe na mundi; Pasi na mundi ne 30 qershor ne zgjedhje, bojkotoi por jo tamam, shkoi me zjarr e dogji qendra e materiale votimi, numeroi cdo shqiptar qe nuk eshte ketu prej 25 vitesh dhe e mblodhi, pastaj e shumezoi sic ai vete di dhe, Mi dolen 85%, duke na mundur 85 me 15%;

Tani, na mundi edhe ne stadium, mblodhi nje tufe me idiote qe fubollin e dine aktivitet partie, ju dha biletat ne grup qe si gjeti kush i kerkoi individualisht per dite me rradhe, i beri te kendojne me meditje Rama Ik dhe me kenge na mundi perseri! Tre here fitore brenda vitit! Lu(L)m si ky e si keta!

Thane qe stadiumi eshte grabitje, thane qe stadiumi eshte shkaterrim i memorjes historike te Tiranes, thane qe stadiumi nuk do behej, madje kercenuan dhe kompanine ndertuese e arkitektin patjeter, thane qe stadiumi eshte i shemtuar dhe, i fituan te gjitha ne nje!

Ej, zgjohu or qyq! Stadiumi u be, ti humbe dhe aty! Stadiumi u be dhe qytetareve nuk u kushtoi asnje qindarke, zero! I ka dhene Tiranes jo vetem nje stadium futbolli por ekonomi, nese do dine ta ngrene e mbajne.

Sic Elbasanit, sic Shkodres, sic Kukesit tani! Ej, a e mban mend! Ishte nje mashtrues plak qe kete stadiumin e beri ne 100 vjetorin e pavaresise! E qau! E beri! Kane te drejte kur thone qe ti nuk ke turp! Ju!", shkruan Braçe.

Postimi i zv. kryeministrit Braçe

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 19/11/2019 04:13

    Buqe edhe pordha e Berishes eshte me e forte se zeri yt..As nuk kam pike rrespekti per Berishen e shume te tjere por ti je zagar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale