Thur veshje për njerëzit në nevojë, historia e veçantë dhe humanitare e shkrimtares që zgjodhi të jetojë në fshat

Edi Gogu është shkrimtare për fëmijë dhe njëkohësisht drejtuese e lëvizjes "Pro Familja" . Ajo prej kohësh ka ndërmarrë një nismë shumë të vecantë dhe humanitare. 

Shkrimtarja Gogu gjithashtu ka zgjedhur të largohet nga jeta metropolitane e Tiranës për një jetesë më të qetë dhe më afër natyrës. Ajo jeton prej vitesh tashmë në fshatin Pezë të Tiranës. Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, Edi tregoi më shumë për nismën humanitare për të ndihmuar sa më shumë njerëzit në nevojë. Ajo tha se mjafton të bëjmë gjëra të vogla, të cilat kanë brenda dashuri për të prekur zemrat e të tjerëve. 

"Nisma nisi në fshatin tonë, ti e di që unë jetoj në fshat. Në fakt ishte Antonia, vajza ime që e hodhi si ide, përse nuk bëjmë dicka me vajzat e lagjes, kështu që ne e menduam. Shkuam në treg, blemë fijet, shtizat të gjitha mjetet që na duheshin dhe kishim një gëzim të madh kur u kthyem në shtëpi sepse thamë do bëjmë dicka. Ne kemi shkopinjtë tanë magjikë ( duart) që mund t'i përdorim sipas talenteve apo mundësive që kemi për të bërë të lumtur pranë nesh. Dimri ka nevojë për shumë dashuri, po një shall, doreza e kapuc janë mëse të domosdoshme. Jo të gjitha familjet kanë mundësi që t'i kenë këto gjëra, kështu që ne u përpoqem dhe biseduam me fqinjet tona dhe atyre i pëlqeu ideja që të fillonim, filluam me rrethin e afërt dhe më pas me ata që nuk i ndihmon askush. Dhe është gëzim shumë i madh" tha ajo.

Ndër të tjera, Edi Gogu tha se kanë ndërmend që nismën ta vazhdojnë edhe në verë, ku tashmë i janë bashkuar shumë vajza dhe gra nga fshati i Pezës, me shpresën për të ndihmuar sa më shumë njerëz në nevojë. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë