Dy të miturit thyen masën 'arrest shtëpie', vodhën dyqanin dhe plagosën dy moshatarët e tyre brenda dy ditëve

Dy të miturit thyen masën 'arrest shtëpie', vodhën dyqanin dhe plagosën dy moshatarët e tyre brenda dy ditëve

Foto ilustruese

Dy të mitur të cilët ishin në arrest shtëpie për plagosje të dy personave, kanë thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe kanë vjedhur një dyqan gjatë natës dhe kanë plagosur dy bashkëmoshatarët e tyre me thikë. Gjatë vjedhjes së dyqanit në pronësi të P.N., të miturit kanë marrë 30 000 lekë, ngjarje e ndodhur më 7 gusht.

Gjithashtu më 6 gusht 2020, dy të miturit kanë goditur me thikë shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga kanë rënë të miturit  M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, të cilët më parë kanë qenë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", të cilën e kanë thyer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2020 23:52

    15,17 vjec=plagosje me arme te ftohta,thyerje te mases arrest shtepie,vjedhje dyqani.20-25 vjec=vjedhje shtepish,bankash.25-30 vjec=prodhim ,trafikim droge.30-35vjec=shfrytezim prostitucioni,pastrim parash,vrases me pagese.35-40vjec=bari mbin mbi varret e tyre.C'fare te ardhme e karriere te shkelqyer do kene! Mire shkolla e shoqeria kane vdekur,po familjet ku jane,apo molla ka rene nen molle?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë