Thyen orën policore, gjobiten me nga 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan

Thyen orën policore, gjobiten me nga 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan

Foto ilustruese

Ora policore vijon të mbetet deri në orën 24:00 në kuadër të masave anti-COVID, por disa subjekte nuk e zbatojnë rregullin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Policia ka gjobitur me 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan pasi thyen orën policore.

Në Lezhë është gjobitur shtetasi i identifikuar si Viktor Jushi, pasi është konstatuar nga forcat e policisë duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me protokollet anti-COVID. Ndërsa në Durrës, për të njëjtën arsye janë gjobitur me nga 1 milion lekë Bejkim Toro, 30 vjeç dhe Mjak Kulla 23 vjeç në lagjen 13, Plazh.

Aksioni i Policisë për evidentimin e subjekteve që thyjenë rregullat e vendosura është shtrirë dhe në Himarë. Pronari i një subjekti në Drimadhes, Klevis Ullorsa është gjobitur me 1 milionë lekë.

Ndërkaq në Elbasan, Renato Bodurri, 29 vjeç është proceduar penalisht pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të mbyllur lokalin pasi kishte kaluar ora policore, ndërsa as Bodurri nuk i ka shpëtuar dot gjobës prej 1 milion lekë.

Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë e Elbasan apelojnë për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 11/07/2021 13:03

    ....Ketyre lloj mendjemedhenjsh, qe nuk duan tja dine as per LIGJ,as per SHTET dhe nuk ndalohen para asgjeje,FUQIA E SHTETIT duhet te jete e plote!!!! Keta ,nuk mund te shkelin asnje ligj ne se nuk kane pas ndonje PERKRAHJE nga policia ose strukturat etjera te qeverise se madhe dhe qeverise se vogel!!!!

    Përgjigju
  • justice: 11/07/2021 11:42

    Ku behen denoncimet per keto raste?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri