‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri 'përplaset' me Mediun: Ne e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar

Në Kuvend po diskutohen ndryshimet për Kodin e Ri Zgjedhor. Mediu në fjalën e tij tha se opozita nuk ka kërkuar 1/3, por ka propozuar koalicione të përbëra.

Gjiknuri tha se se Mediu e ka problemin brenda opozitës dhe jo me mashorancën.

‘Këtë vështirësi kam pasur unë në reformën zgjedhore. Se reforma zgjedhore duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye ne e patëm të pamundur të negociojmë me një trup të unifikuar. Formula është kushtetuese është edhe pjesë e diskutimit tuja. A është interes subjektiv i të gjitha forcave patjetër që është. Secili kështu që flet ka interesin e tij.’- tha Gjiknuri.

Mediu iu përgjigje duke theksuar sërish se mazhoranca ka dashur të bëjë rrëmujë dhe jo Reformë Zgjedhore.

‘S’ka asnjë propozim të ketë ardhur nga ne për mbyllje listash. Keni bërë rrëmujë që mos të kishim një reformë zgjedhore. Ky komision nuk ka funksionuar për shkak të qëllimeve të njëanshme politike për të mos pasur reformë zgjedhore. Opozita duhet të dijë të menaxhojë marrëdhënien e saj para se të arrijë marrëveshje me ju.’- tha Mediu.


Lajmi kryesor:

LIVE- PS-PD dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri e pranon: 40 mandate në lojë! I përgjigjet Bashës: S’ka pazare Rama-Berisha! Disa deputetë të opozitës kundër: Turp


M.Q./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik