T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate

T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate

Lulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresave për ndryshim të pushtetit, tek fakti që Edi Rama ka bërë dy mandate. E thotë këtë çdo mbështetës i tij në tavolina, në rrugë, në ekrane, kudo.

Pasi ka dështuar ta mundë me zgjedhje, pasi ka dështuar ta mundë me bojkot, pasi ka dështuar ta mundë me djegie mandatesh, apo propagandë bajate shifrash e numrash, tani mendon se ka gjetur zgjidhjen e duhur përse Edi Rama duhet të ikë. Kjo që ka qeverisur dy mandate, i duket një argument bindës për të vetët.

Bile për ta kthyer këtë dëshirë në rregull, ai ka premtuar sot, se sa të marri pushtetin, do ta vendosë në ligj, që një kryeministër duhet të rrijë dy mandate, jo më shumë.

Kjo e tëra është në funksion të fushatës së tij kapitulluese, që Edi Rama duhet të ikë se nuk mund të qeverisë tre mandate.

Fakti që sot kjo ishte e vetmja gjë politike që tha në takimin virtual me të panjohur, që i quante rini, duket qartë se numërimi i mandateve të Ramës, është e vetmja armë që i ka mbetur në dorë kundër tij.

Në fakt dy mandate janë mjaftueshëm për një forcë politike të japë çdo ide që ka për qeverisjen. Por numri i mandateve, nuk ka shumë lidhje me ata që qeverisin, por me ata që kërkojnë të qeverisin.

Nëse përballë atyre që qeverisin, ka forca politike që të dëshpërojnë më shumë se qeveria, qeverisë ja numëron kot mandatet, se mund të plakesh duke i numëruar. Dhe këtu ka plot shembuj, që nga Anglia e Gjermania, e deri tek Greqia.

Edhe nëse palët bien dakord që një kryeministër të ketë vetëm dy mandate, nuk do të thotë që partia e tij të ketë dy mandate, se mund të marrë mandat me kryeministër tjetër.

Problemi i Lulit në fakt nuk është fare ky premtim. Problemi i tij është të forcojë idenë se ky Edi Rama duhet të iki, se boll e zgjati me dy mandate. Në një farë mënyre është duke i thënë ta bëjmë me radhë, të bëj dhe unë dy mandate, pastaj flasim.

Eshtë totalisht naive, jo politike dhe kapitulluese të shpresosh se kundërshtari do iki, se ty të duken shumë dy mandate.

Akoma më kapitulluese është kur premton se po të ishe ti, do rrije vetëm dy mandate.

Duket që gjithçka është më shumë një lutje qaramani nga pafuqia, që duket sikur i ka dhënë fjalën gruas të bëhet një ditë kryeministër, se sa dikush që ngjall besim dhe kërkon të zbojë nga pushteti kundërshtarin.

Po të ishte ndryshe, mund ta kishte mundur qysh pas mandatit të parë, nuk kishte pse priste. Se kështu duket sikur Rama e ka gënjyer më 2017 edhe për mandatin e tretë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 09/12/2020 00:30

    Luli karminister kur te behet prifti gomar

    Përgjigju
  • Redi: 08/12/2020 23:13

    Si shkrun ky komplet pacavure. "Ti marre", ca do me thene qe i ka te plakut dhe do ti marri. Mesoni te shkruani shqip pastaj beni artikuj.

    Përgjigju
  • Tirona: 08/12/2020 21:20

    Nuk e dime se a do te jete Rama Kryeminister per tre mandate, por dime nje gje tjeter se PS do te jete tre mandate ne pushtet, e them kete se pasi te krijohet byroja komtare e hetimit te gjithe Ata politikane te larte ne Presidence, ne Pushtet apo ne Opozite qe kane vrare njerez te pafajshem, qe kane dhe vjedhur me cek ne dore nuk do te kene mundesi te kandidojne se nuk i len ligji, njeri nga keta mund te jete edhe kryeministri, keshtu qe opozita mos te merakoset per Ramen.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave