Mëngjesi pas fitores i ka gjetur gjermanët ende në festë për shkatërrimin 7-1 ndaj skuadrës së Brazilit në gjysëm finalen e Kupës së Botës dhe për shumicën e tyre ishte ende e pabesueshme një fitore kaq e thellë. 

Një nga fansat gjermanë shprehet se kishte mbetur pa fjalë dhe se kjo fitore do të mbetej padyshim në historinë e gjermanisë dhe kupës së botës, duke shpresuar më tej dhe për shpalljen e Gjermanisë Kampione në këtë botëror.

Gjermania theu tre rekorde duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetme në gjysëmn finalet e kupës së botës, skuadra që shënoi 5 gola në vetëm 18 minuta dhe sulmuesi i tyre Miroslav Klose u shpall golashënuesi më i mirë i botërorit me realizimin e plot 16 golave. 

Një tjetër tifoz theksoi se loja ishte fantastike dhe fitorja me një rezultat kaq të thellë ishte diçka për të mos u harruar kurrë. 
Kjo ishte ndeshja më e veçantë e të gjitha kohërave që shokoi vendin pritës të Kupës së Botës dhe gjithë ndjekësit e këtij turneu. Mediat gjermane raportuan me tone entuziaste sidomos në shtypin e shkruar me tituj që tregonin sa habinë aq dhe lumturinë e gjermanëve për këtë fitore ‘shkatërruese’. 



Redaksia Online