Tifozi i zjarrtë 72 vjeçar: Më mirë të vdes se sa të bie Vllaznia
Kategoria Superiore në futboll luan javët e fundit të saj. Nëse çështja e titullit kampion dhe vendi i dytë është zgjidhur, një luftë e fortë sportive po zhvillohet për skuadrën e dytë që do të bjerë nga kategoria pas Lushnjës.
Vllaznia rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria Superiore në futboll dhe një gjë e tillë ka shqetësuar pa masë tifozët e saj të shumtë. Njëri prej tyre, 72 vjeçari Shaban Piranej nuk i kursen as lotët kur flet për skuadrën e tij të zemrës.
Vllazninë unë e ndjek që në moshën 10 vjeç. Do të ishte një katastrofë nëse Vllaznia do të binte nga kategoria. Nuk më dhimben futbollistët se sa më dhimbset Shkodër locja, më dhimbset populli i Shkodrës, sepse janë tifozë të mrekullueshëm.
I kemi ndjek gjithëkund, ndoshta edhe me bukë thatë, kemi shkuar edhe deri në Tiranë me biçikleta për t’i ndjekur, në shi, në borë dhe nuk kemi munguar asnjëherë.
Futbollistët e sotëm nuk kanë shpirt. Ata të kishin vdekur në fushë me Kamzën dhe të kishin fituar. Por duket se nuk kanë gjak.
Të diskutohet Vllaznia për të rënë nga kategoria, më mirë ulu tokë e na fut brenda. Derisa të vdesë nuk ia fal Vllaznisë këtë çfarë ka bërë me Kamzën.
Shaban Piranej, tifoz i skuadrës së Vllaznisë
Vitin tjetër Vllaznia feston 100 vjetorin e krijimit të klubit të futbollit, i pari i themeluar në Shqipëri. Ekipi shkodra po vuan prej disa sezonesh dhe tifozi I zjarrtë nuk e duron dot rënien nga kategoria të skuadrës më të vjetër në vendin tonë. Dashuria e tij për ngjyrat kuqebu shkon deri në ekstrem…
Këto tri ndeshje që kanë mbetur, këta futbollistë, në qoftë se kanë gjak shkodrani, duhet të hyjnë në fushë, o të fitojnë, ose të vdesin.
Këtë thirrje u bëj unë. Djem të rinj, gjithsecili më i mirë se tjetri, çfarë u mungon o Zot, regjim po, rroga po, respekt nga populli i Shkodrës për to, çfarë u mungon?
Të diskutohet Shkodër locja, jo mor burrë jo, nuk shkon kjo gjë.
Shaban Piranej, tifoz i skuadrës së Vllaznisë
Vllaznia ndodhet e parafundit, 2 pikë poshtë Kamzës dhe Teutës, dy skuadrave rivale sa i përket luftës për mbijetesë. Kuqebultë do të luajnë të dielën në orën 17:00 ndaj Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)
22 Dhjetor, 15:43
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari fitore dramatike, Kukësi 'bie' në Peshkopi! Burreli surpriza e sezonit (Renditja)
21 Dhjetor, 15:46
-
Kategoria e Parë/ Vora leksion Korabit, fiton 3-0 dhe mban kreun! Burreli befasia e sezonit, shtyhen tre ndeshje (Renditja)
14 Dhjetor, 17:05
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor, 15:06
-
Kategoria e Parë/ Vora katër gola për kreun, Flamurtari mposht Kukësin! Tri pikë për Besën, Korabi ndalet në shtëpi (Renditja)
8 Dhjetor, 16:00
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor, 15:31
-
Vora e mposht 3-2 dhe i merr 'fronin' Flamurtarit, Besa surprizohet nga Pogradeci! Renditja në Kategorinë e Parë
3 Dhjetor, 12:18
-
Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)
30 Nëntor, 17:34
-
Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit
25 Nëntor, 15:32
-
Renditja/ Në Vlorë ndalet ndeshja, futbollisti shijakas përfundon në spital! Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:48
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor, 10:00
-
Renditja/ Flamurtari ndalet në Burrel, Besa fiton 2-1 kundër Valbonës! Vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë
10 Nëntor, 16:10
Vllaznia djep i futbollit , me stadium nga ne te miret ne Ballkan , por i mingon mbi te gjitha mire menaxhimi dhe shpirti luftarak sic thot zoteria ne fjale . Turp per Shkodren ,qe te kete sot nje nivel te dobet futbolli
Përgjigju