TIKA i akordon MZHUT 30 mijë euro asistencë teknike
TIRANË, 9 Shtator/ATSH/- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi sot dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit. Protokolli i këtij bashkëpunimi u nënshrua sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe […]
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi sot dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit.
Protokolli i këtij bashkëpunimi u nënshrua sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin.
"Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re, si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësie të kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjitha projekteve teknike ekzistuese", -theksoi Ministrja Gjermeni.
Edhe Drejtori Ekzekutiv i TIKA-s për Shqipërinë, Cetin, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidayet Bayraktar.
"Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie",u shpresh z. Bayraktar./ATSH/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.9%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9809
Lajme të tjera
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56