Thellohet skandali me fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake. Arjeta Puca dhe Ron Yeffet hapën biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë që TIMAK i fitoi nga Ministria e Mbrojtjes. Biznesi Timak Horse ka seli në Equos Resort. Në të njëjtën zonë ku ndodhet Equos, SPAK gjatë hetimeve për AKSHI-n ka sekuestruar rreth 50.000 m² tokë dhe 1.300 m² sipërfaqe ndërtimi (disa ndërtesa), në pronësi të Ergys Agasit. Në një vilë në pronësi të Agasit, pranë Equos Resort, SPAK kishte gjetur 600 shishe verëra të shtrenjta, të cilat janë zhdukur pas sekuestrimit.

Teksa Agasi ishte në arrati, Puca dhe Yeffet hapën biznesin e kuajve.

Këtë javë, Puca dhe Yeffet do të pyeten nga SPAK. Pas sekuestrimit të kontratave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe TIMAK, hetimet vijojnë për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike.

Ndërsa nga hetimet e SPAKu zbukua se paratë e AKSHI-t përfunduan në çokollata, biskota, kështjella, avionë luksozë e jahte, paratë e Mbrojtjes përfunduan në hipizëm dhe kuaj./WebLajm