‘Tinguj të heshtur’, ekspozohen 32 instrumente të vjetër muzikor të mbledhur prej ’47-ës! Arkivit i dhurohet kabëza mbi njëshekullore, Minga rrëfen artefaktet

Daulle, saze, çyri, zile, lauri... nën titullin “Tinguj të heshtur”, në  një qoshk ekspozues të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, zënë vend 32 instrumente të përdorura ndër vite në Shqipëri, e kryesisht në Malësinë e Tiranës...

“Këta instrumente, prej momentit që kanë hyrë në Arkiv, kanë heshtur, pasi nuk është interpretuar më me ta , ndaj e quajtëm “Tinguj të heshtur”. Shumë prej këtyre instrumenteve përdoret edhe në vende të tjera të Shqipërisë, ndërkohë që harta e përdorimit të tyre është shumë e gjerë. Shkon nga Afrika e Veriut në pjesën e Lindjes së Mesme dhe vjen drejt Ballkanit. Kjo sigurisht, duke kaluar në procese aklimatizimi, siç shpjegojnë edhe studiuesit Ramadan Sokoli dhe Pirro Miso, që janë edhe studiuesit kryesorë të organologjisë në vendin tonë”, thotë etnomuzikologia Mikaela Minga, kuratore e ekspozitës.

Koleksioni i Arkivit  është më i gjerë, e përmban mbi 300 vegla muzikore që kanë nisur të mblidhen a blihen prej fundit të viteve ’40...

“Kemi elementë që lidhen, qoftë me një traditë rituale të zonave rurale, karakteristikë e jetës tradicionale, qoftë me një traditë më moderne, Ansamblesh për efekte argëtimi, prej të cilëve është edhe orkestrina popullore, që gjatë periudhës së komunizmit është cilësuar edhe si muzika e Shqipërisë së Mesme”, shton më tej Minga.

E kuruar nga Mikaela Minga dhe Vilma Nallbani, ekspozita i rrëfen instrumentet si artefakte. Shumë syresh i takojnë fillim shekullit XX.

“Ekspozimi i tyre, përveç cilësive si artefakte uroj të shërbejë edhe si formë sensibilizimi për muzikantët , që pse jo në një moment të caktuar mund ta integrojnë timbrin e ndonjërit prej tyre në punën e tyre”, thotë më tej Minga.

Disa janë të importuara e të tjera të prodhuara në vend. Shembull tipikë janë dy violinat popullore, ku njëra prej tyre mendohet të jetë  punuar nga familja Gurra. Si kjo familje, edhe të tjera, krahas prodhimit të instrumenteve edhe i luanin vetë ato. Të paktë janë ata që ia kanë dalë të çojnë para traditën, ndonëse ende mbijeton.

“Po familje të tilla që e çojnë para traditën ka, për shembull kemi familjen Lela, që e vazhdojnë si traditë. Pinjolli i kësaj familje Fatmir Lela, interpreton në lahutë”, shpjegon studiuesja. 

Për shumë prej instrumenteve të prodhuar në vend, janë përdorur lëvoret e drurit, si arrë, panjë a bredh. Nga më të vjetërit është edhe kabëza. Ermal Sela, e pasuron sot koleksionin me një të tillë, duke ia dhuruar Institutit.

Instrumentet e ekspozuar lidhen me praktika e rituale tradicionale. Kështu zilja të çon tek “Vallja e Ziles” ndërsa kadumi, është i lidhur me rituale fetare. Të tjera vegla muzikore të Fondit pritet të ekspozohen në vijim...

“Dëshira është që ta kthejmë në një cikël ekspozitash me tema të ndryshme. Pra, t’i japim hapësirë edhe pjesës tjetër që rri e heshtur në Arkiv”, thotë etnomuzikologia.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion